Panairi për Qytetarët “Bëj të dëgjohet zëri yt”

panairiMë 21.06.2012, Ambasada e Amerikane në Shqipëri organizoi Panairin për Qytetarët “Bëj të dëgjohet zëri yt”, ku ishte e ftuar edhe EMA.

Panairi për qytetarët kishte si qëllim forcimin e parimeve demokratike duke angazhuar qytetarët shqiptarë në katër çështje kryesore: Kujdesi Shëndetësor, Arsimi, Mjedisi, dhe të Qeverisja.

Gjatë aktivitetit, stafi i EMA-s ofroi informacion mbi Procesin e Integrimit Europian dhe mekanizmave demokratikë që janë të domosdoshëm në këtë proces. Ky informacion u përçua tek vizitorët nëpërmjet bisedave të ndryshme konstruktive dhe publikimeve të EMA-s, ndër të cilat udhërrëfyesi për votuesit e rinj, broshura mbi institucionet shqiptare, informacion mbi strukturat e BE-së, buletine informative etj.

Mes, shumë organizatave të shoqërisë civile, si dhe studentë, që ishin të interesuar në marrjen e informacionit mbi punën e EMA-s dhe aktiviteteve të saj, Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Z. Aleksandër Arvizu, vizitoi tendën EMA’s për tu informuar mbi rolin dhe qëllimin e saj.

Gjithashtu, u shpërndanë pyetësorë për studentët për të matur ndërgjegjësimin e tyre mbi aktivitetit e qeverisjes vendore.