Më 10 qershor 2020, Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i EMA diskutoi mbi kushet e vendosura nga BE për tu plotësuar para zhvillimit të Konferencë ndërqeveritare në kuadër të hapjes së negociatave. I ftuar në emisionin 7pa5 të Vizion Plus ai analizoi mundësitë që ka vendi për ti përmbushur ato sa më parë. Vizion Plus – […]
Më 9 qershor 2020, Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, analizon etapat ku ndodhemi në procesin e integrimit për A2 CNN në pritje të progres raportit që do të botohet në shtator 2020. A2 CNN: Pritshmëritë për negociatat me BE, Gjipali: Mungon zbatimi i Reformës në Drejtësi
Më 8 qershor 2020, Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri analizoi për Euronews Albania perspektivën e integrimit të Shqipërisë ku përpara është publikimi i kornizës negociuese dhe marrja në korrik i presidencës së Këshillit të BE-së nga Gjermania. EuroNews: Eksperti i integrimit Gjipali: Presidenca e Gjermanisë thikë me dy presa, duhet angazhim […]
Drejtori ekzekutiv, Gledis Gjipali i ftuar në RTV Ora më 2 qershor 2020 analizoi 15 kushtet e vendosura. Sipas tij hapja praktike e negociatave do të ndodhë kur të plotësohen 15 kushtet e vendosura, ku spikat ai i reformës zgjedhore. Ai shtoi se kjo marrëveshje kërkon kohë dhe nëse realizohet mund të humbet 1 vit […]
Në kuadër të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, mbështetur nga Bashkimi Europian dhe që zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri dhe Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, 12 sesione informimi do të zhvillohen në të gjithë rajonin e Shqipërisë. Këto aktivitete të zbatuara […]
Më 9 maj 2020, Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA-s ishte i ftuar në një intrvistë me Skype në televizionin A2 CNN për të folur mbi pritshmëritë e Samitit të Zagrebit dhe realitetin e zgjerimit europian. A2 CNN: Samiti i Zagrebit | Shqipëria, më pranë apo më larg procesit të anëtarësimit?
Më 7 maj 2020, Gledis Gjipali drejtori ekzekutiv i EMA zhvillon një intervistë me Televizionin Syri mbi deklaratën e publikuar gjatë Samitit të Zagrebit, dhe çfarë nënkupton ajo për Shqipërinë dhe procesin e integrimit. Syri TV: Deklarata e Zagrebit, Gledis Gjipali: Për shkak të situatës, pritshmëritë ishin të ulëta
Më 5 maj 2020, Gledis Gjipali, Drejtor ekzekutiv i EMA zhvilloi një intervistë për Report TV, një ditë para zhvillimit të Samitit të Zagrebit mbi axhendën dhe pritshmëritë e vendit dhe rajonit nga ky samit. Report TV: Zbardhet axhenda e samitit te Zagrebit, Gjipali: Humbasim kohë nga procesi i zgjerimit për shkak të pandemisë
Më 15 prill 2020, Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i EMA-s realizoi një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, në televizionin Scan mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe pritshmëritë pas hapjes së negociatave. Scan TV – Passport nga Arbër Hitaj: Procesi i integrimit në BE për Shqipërinë
Më 1 prill 2020, z. Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri analizoi për 7pa5 në Vizion Plus, negociatat e Shqipërisë dhe zhvillimet më të fundit të BE. VizionPlus 7pa5 : E ardhmja e BE