Brief Research: Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet civile në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, tetor 2017

Shqipëria prej disa vitesh ka nisur zbatimin e reformës në drejtësi që përbën një sistem gjithëpërfshirës masash që synojnë reformimin tërësor të sistemit gjyqësor dhe të gjithë përbërësve të tjerë të strukturës së drejtësisë në vend.

Vëmendja e marrë nga procesi i reformës në drejtësi, ka shkëputur paksa interesin publik nga procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, për shkak edhe të rëndësisë shumë të madh dhe ndikimit të drejtpërdrejtë që ka kjo reformë në jetën e qytetarëve. Në fakt e gjithë reforma në drejtësi, është pjesë e proceseve integruese, si një prej kërkesave parësore të integrimit të vendit. Kjo dëshmohet edhe nga vëmendja që institucionet e BE-së, kanë për kapitullin 23, “Bashkëpunimin në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore” dhe për kapitullin 24, “Drejtësia, liria dhe siguria”.

Politikat evropiane në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, janë hartuar për të garantuar sigurinë, të drejtat dhe lëvizjen e lirë në BE. Fushat e mbuluara, përfshijnë harmonizimin e së drejtës private ndërkombëtare, marrëveshjet e ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, politikat e kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm të kufirit, vizave, emigracioni dhe politikat e azilit dhe bashkëpunim policor dhe gjyqësor.

Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet civile në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian