Brief Research: Kapitulli 24 – Ekstremizmi i dhunshëm & radikalizmi, siguria kibernetike dhe migrimi, tetor 2017

Shqipëria prej disa vitesh Kapitulli 24 i acquis të BE konsiston në reforma qe shtetet kandidate duhet të ndërmarrin në fushën e sigurisë, lirisë dhe drejtësisë. Disa nga çështjet më specifike në të cilat fokusohet ky kapitull janë azili, migracioni, kontrolli i kufijve, bashkëpunimi policor, lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmi, bashkëpunimi gjyqësor, bashkëpunimi doganor si dhe çështjet penale dhe civile. Plotësimi i kritereve specifike, për secilën nga këto aspekte është kusht esencial anëtarësimi për cilindo shtet që aspiron të bëhet pjesë e BE-së. Arritja e standardeve nënkupton përmbushjen e kapaciteteve ligjore dhe administrative sipas direktivave të Këshillit Europian (KE) që udhëzojnë dhe rregullojnë veprimtarinë e shteteve në kuadër të anëtarësimit.

Gjatë viteve të fundit Shqipëria i ka kushtuar një vëmendje të veçantë çështjes së korrupsionit dhe drejtësisë, e sidomos kësaj të fundit me nismën mbarëkombëtare të ‘veting-ut’. Shumë të diskutuara kanë qenë gjithashtu dhe problematika e krimit të organizuar dhe drogës. Më pak të diskutuara gjatë vitit 2016 e 2017 kanë qënë aspekte të sigurisë që kanë të bëjnë me terrorizmin, ekstremizmin e dhunshëm e radikalizmin, emigrimin dhe siguria kibernetike. Ky brifing politikash do të analizojë pikërisht arritjet e Shqipërisë në katër fushat e lartpërmendura.

Kapitulli 24: Ekstremizmi i dhunshëm & radikalizmi, siguria kibernetike dhe migrimi