Broshurë Informative: Dërgimi me Shërbim i Punonjësve, tetor 2019
Kjo broshurë informative është realizuar në kuadër të projektit “Dërgimi me Shërbim i Punonjësve të Europës Lindore” (EEPOW) i mbështetur nga Komisioni Europian dhe koordinuar nga Qendra Europiane për Politikat dhe Studimin e Mirëqenies Sociale në Austri, në partneritet me tre organizata nga vendet e BE-së (Gjermani, Itali, Slloveni) dhe katër organizata nga Vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut). EMA është organizata implementuese e projektit në Shqipëri.
Broshura ofron informacion të thjeshtë dhe të qartë mbi:
- çfarë është “dërgimi” me shërbim dhe legjislacioni i BE-së në këtë kuadër
- rregullat dhe të drejtat e punonjësit të dërguar me shërbim
- njohjen dhe kontrollimin e parregullsive të mundshme
- mbi rolin e partnerëve socialë në dërgimin me shërbim
- fakte të ndryshme dhe aktorët kryesorë të dërgimit me shërbim për 4 vendet kandidate: Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.
Ky publikim është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian – Programi për Punësimin dhe Inovacionin Social “EaSI” (2014 – 2020).



