Broshurë Informative: Lëvizshmëria e të rinjve në Europë, tetor 2014

national-convention-on-eu-integration-1-768x543Në kuadër të projektit “Rinia si agjent i forcimit të demokracisë pjesëmarrëse dhe llogaridhënies institucionale në Bashkinë Shkodër” dhe si pjesë e grupit të punës të hartimit të Strategjisë Kombëtare të Rinisë, Lëvizja Europiane në bashkëpunim me Intelektualët e Rinj Shpresë, i ofrojnë të rinjve një informacion të përgjithshëm për funksionimin e lëvizshmërisë së të rinjve në Europë. Fillimisht, broshura paraqet lëvizshmërinë e të rinjve si një tipar të rëndësishëm për tregun europian. Së dyti, broshura prezanton në mënyrë të detajuar Politikat europiane për nxitjen e lëvizshmërisë dhe Programet e ofruara nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës për të rinjtë nga Shqipëria. Broshura ofron dhe shifra konkrete e statistika të formave të lëvizshmërisë si Vullnetarizmi, Internshipi, Shkëmbime rinore (trajnime, simulime, workshope) dhe Studimet universitare. Paketa informuese do të vërë theksin në përfitimet që sjellin këto forma lëvizshmërie për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës, formimin profesional, shkëmbimet e kulturave të ndryshme, këto të shprehura nga eksperiencat personale të vetë të rinjve ‘Në Lëvizje’.

Broshurë Informative – Lëvizshmëria e të rinjve në Europë