Dokument Politikash: Integrimi i Shqipërisë në BE: Problematika e trafikimit të qenieve njerëzore, mars 2023

Vitet e fundit, BE është kthyer në një fuqi normative autoritare në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri. Në korrik 2022, Shqipëria filloi procesin e negociatave të anëtarësimit dhe shqyrtimin e acquis të BE-së. Si rezultat, në nëntor 2022 BE do të diskutojë një strategji të re të BE-së për zgjerimin. Duke u ndalur në rastin e trafikimit të qenieve njerëzore, BE-ja çdo pesë vjet miraton Strategjinë e BE-së për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Ky punim analizon praktikën gjyqësore të trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri duke marrë parasysh rëndësinë e të drejtave themelore ndërkombëtare të njeriut. Në përfundim, ky hulumtim tregon se Gjykata e Lartë Shqiptare ka marrë si bazë ligjore si jurisprudencën e GJEDNJ-së ashtu dhe ligjin e BE-së si burime interpretimi për krimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

*Ky punim është përgatitur nga PHD,PHD, Denard Veshi dhe PHD, Enkelejda Koka, pedagogë dhe ekspertë për çështjet e migracionit dhe refugjatëve në Shqipëri dhe BE në kuadër të projektit “Trajtimi i parandalimit të kontrabandës së migrantëve dhe/ose mbrojtjes së migrantëve të kontrabanduar” zbatuar nga Lëvizja Europiane për Shqipërinë në bashkëpunim me organizatën IRID në Maqedoninë e Veriut. Kjo nismë është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian në kuadër të projektit “Siguria për Qeniet Njerëzore dhe Kufijtë – Lufta kundër Kontrabandimit së Migrantëve në Ballkanin Perëndimor” një projekt i zhvilluar si një përgjigje rajonale e 7 OSHC-ve të lidhura me Këshillin Ballkanik për Refugjatët dhe Migracionin dhe Këshillin Danez për Refugjatët.

Dokument Politikash: Integrimi i Shqipërisë në BE: Problematika e trafikimit të qenieve njerëzore, mars 2023 (versioni anglisht)