Dokument Politikash – Sfida e Shqipërisë sa i përket “lirisë së shprehjes së medias” në kuadër të avancimit në procesin e integrimit europian, dhjetor 2023

Ky dokument politikash ka në fokus të tij lirinë e shprehjes së medias në Shqipëri dhe sfidat që evidenohen, në kuadër dhe të procesit të integrimit europian, harmonizimin e legjislacionit, arritjes së standardeve dhe mekanizmave për të garantuar këtë liri dhe për ta mbrojtur në rast shkeljeje dhe rreziku. Në këtë publikim, autorja Elda Zenelaj (Sotiri) sjell një panoramë të qartë të legjislacionit dhe instrumenteve ndërkombëtare dhe europiane mbi lirinë e shprehjes së medias, ku një vëmendje të dedikuar ka dhe GDPR.  Në analogji ajo bën dhe një pasqyrim të legjislacionit në Shqipëri duke filluar nga Kushtetuta, Kodet dhe ligjet dhe vendimet.  Për të përcaktuar gjendjen e lirisë së shprehjes së medias në Shqipëri dokumenti ofron informacion dhe vlerësimet nga një sërë raportesh ndërkombëtare dhe kombëtare të cilat e kanë vlerësuar situatën me lirinë e shprehjes së medias vitet e fundit në Shqipëri. Dokumenti ofron dhe rekomandime me vlerë të cilat janë të rëndësishme për tu realizuar në mënyrë që të garantohet liria e plotë e shprehjes së medias dhe ato u drejtohen jo vetëm institucioneve publike përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e legjislacionit por dhe aktorëve dhe grupeve të tjera të interesit, si media, shoqëri civile apo ekspertë.

*Ky material është prodhuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes Europiane në Shqipëri dhe autorëve, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Projekti “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian – IPA Civil Society Facility and Media 2021, në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën përTransparencë dhe Informim të Lirë (CTFI)

Dokument Politikash – Sfida e Shqipërisë sa i përket “lirisë së shprehjes së medias” në kuadër të avancimit në procesin e integrimit europian, dhjetor 2023