Dokumenti i Politikave: Liberalizimi i Vizave – Implikimet e një propozimi, shtator 2009
Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) e përkrahur nga Fondacioni Ballkanik për Demokraci (BTD), një projekt i Fondit Marshall Gjerman dhe i Fondit Think Tank, Instituti i Shoqërisë së Hapur (OSI) ka përgatitur dokumentin e fundit të politikave “Liberalizimi i Vizave – Implikimet e një propozimi” i cili merr frymëzim nga zhvillimet më të fundit në këtë fushë, pasi Komisioni i BE propozoi të japë regjim pa viza në tre vende të Ballkanit Perëndimor nga janari 2010.
Dokumenti analizon ngjarjet më të rëndësishme të këtij procesi duke filluar nga Selaniku në Luksemburg; kushtëzimi i aplikuar për vendet përfituese; reformat e nevojshme që duhet të ndërmerren nga Shqipëria; Kosovë, si një rast sui generis.
Dokumenti i Politikave – Liberalizimi i Vizave – implikimet e një propozimi (shtator 2009)