Fushatë informative mbi inkurajimin e të rinjve në proceset vendim marrëse, shkurt 2011

photo-poster-Voto-2011-1-198x300Një nga drejtimet kryesore të veprimtarisë së EMA është promovimi i vlerave demokratike tek brezit të ri. Stafi ynë është duke punuar me të rinjtë shqiptarë për t’i ndihmuar ata në përmirësimin e njohurive të tyre mbi çështjet përkatëse që lidhen me demokratizimin e vendit. EMA ka krijuar një traditë të konsoliduar në zbatimin e projekteve të cilat kanë në shënjestër të rinjtë dhe nxitjen e angazhimit të tyre në procesin e vendimmarrjes, përmes edukimit qytetar të tyre mbi parimet kryesore të demokracisë.

Një qasje e tillë është demonstruar përmes iniciativës së EMA për të krijuar një faqe të veçantë interneti (www.youngvoters-al.org), kushtuar tërësisht brezit të ri. Kjo faqe interneti siguron informacione praktike në mbështetje të të rinjve për të kuptuar më mirë sistemin demokratik, si dhe të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin prej tij. Kjo faqe po shndërrohet në një burim të besueshëm informacioni që përveç publikimeve të EMA mbi këtë çështje përmban edhe një bibliotekë virtuale me disa nga titujt më të njohur në fushën e demokracisë.

EMA organizon periodikish trajnime, seminare, leksione të hapura si dhe publikon dokumente të ndryshme dhe manuale, të cilat e përcjellin informacionin në një mënyrë lehtësisht të kuptueshme për të rinjtë duke u përpjekur për të stimuluar angazhimin e tyre qytetar në jetën publike, si një garanci për demokraci funksionale.

Fletëpalosja mbi Zjedhjet Lokale 2011

Poster mbi Zgjedhjet Vendore 2011

Katalogu – Studentët, qytetarë aktivë në jetën publike

Poster mbi procesin e pajisjes me Kartat e Indentitetit

Guida e votuesve të rinj

Poster – Voto!

Fletëpalosja – Voto!

Fletëpalosja mbi programin Erasmus Mundus