Fushatë informative mbi procesin e liberalizimit të Vizave, shkurt 2011

photo-te-udhestosh-pa-viza-174x300EMA ka luajtur vazhdimisht një rol aktiv duke u shndërruar në një pikë mbështetëse për një gamë të gjerë të aktorësh të interesuar në nivel kombëtar dhe europian lidhur me procesin e liberalizimit të vizave. Angazhimet e EMA në këtë drejtim spikasin që në fillimet e këtij procesi, me nisjen e dialogut mbi liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në vitin 2008.

EMA ishte një nga aktorët kryesorë në këtë proces, e cila përveç shpërndarjes së informacionit mbi mbarëvajtjen e tij ka marrë edhe një rol kryesor në avokimin dhe lobimin në nivel europian duke kontribuar për ta shtyrë përpara këtë proces. Në zbatim të këtij misioni EMA ka publikuar shumë materiale informuese (postera, fletëpalosje, fletushka, spote televizive dhe radiofonike) të tilla si:

Fletëpalosja – Të udhëtosh pa viza

Të udhëtosh pa viza (gjuhen Rome)

Tabela e zbatimit të Udherrefyesit të liberalizimit të vizave

Mënyra e aplikimit për vizë në konsullatat e vendeve Shengen

Transparenca e informacionit në konsullatat e vendeve Shengen