Guida e Votuesve të Rinj 2009

Ky botim është pjesë e një serie aktivitetesh që Lëvizja Europiane në Shqipëri ndërmerr me mbështetjen e National Endowment for Democracy, me synim inkurajimin e të rinjve në procesin e vendimmarrjes dhe politikëbërjes. Kjo broshurë synon të vijë më pranë zgjedhësve në përgjithësi dhe votuesve të rinj në veçanti për t’ua bërë më të prekshëm dhe më të afërt procesin e zgjedhjeve, si një detyrim qytetar për çdonjërin që e ndjen veten pjesë të shoqërisë ku jetojmë. Ajo
synon të nxisë të rinjtë, si pjesa më vitale e shoqërisë, të votojnëdhe të jenë pjesë e procesit të politi këbërjes. Broshura me anë të shpjegimeve të thjeshta dhe ilustrati ve ua jep të qartë të gjithë panoramën e zhvillimit të procesit të votimit dhe parimeve bazë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në një vend demokratik.

Guida e Votuesve të Rinj 2009