Leksion publik ne Universitetin e Shkodres mbi “Rritjen e demokracise pejsemarrese ne nivel lokal”

leksioni pubilikMe 29 Mars 2011, EMA organizoi ne universitetin e Shkodres “Luigj Gurakuqi” nje leksion publik. Ky leksion u zhvillua ne kuader te projektit “Rritja e demokracise pjesemarrese ne nivel vendor permes edukimit te te rinj dhe perfshirjes se tyre ne institucionet e qeverisjes lokale” mbeshtetur nga National Endowment for Democracy (NED). E ftuar speciale ne kete aktivitet ishte Ambasadorja e Republikes Federale Gjermane Sh. T. Znj. Carola Mueller-Holtkemper.

Leksioni u hap me fjalen pershendetese te Prof. Gasper Kokaj, Dekan i Fakultetit te Drejtesise, ne Universitetin e Shkoder, i cili theksoi rolin e ketij institucioni ne edukimin e studenteve per te qene qytetare aktive. Universiteti stimulon studentet qe te organizohen dhe te marrin pjese ne jeten publike bazuar kjo edhe ne ligjin per arsimin e larte, i cili lejon organizimin e studenteve ne shoqata, grupe apo formacione te ndryshme. Z. Kokaj nenvizoi rendesine e te drejtes se votes me shume sesa nje e drejte kushtetuese si nje angazhim dhe detyrim moral ndaj komunitetit. Ndaj ai inkurajoi dhe mbeshteti pjesemarrjen e te rinjve ne procesin zgjedhor si nje tregues i qytetarise.

Z. Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMAs beri nje prezantim te shkurter te projektit “Rritja e demokracise pjesemarrese ne nivel vendor permes edukimit dhe inkurajimit te perfshirjes te te rinjve ne qeverisjen vendore”, mbeshtetur nga National Endowment for Democracy (NED). Gjate fjales se tij Z. Gjipali theksoi rolin dhe vemendjen qe EMA i kushton edukimit qytetar te brezit te ri duke krijuar tashme nje tradite. Ai permendi se projekti aktual nuk eshte nje rastesi, perkundrazi ai eshte vazhdimesi e iniciativave te meparshme qe EMA ka ndermarre ne kete drejtim. Aktualisht EMA eshte duke organizuar nje fushate ndergjegjesuese dhe sensibilizuese ne kuader te rritjes se pjesemarrjes se te rinjve ne zgjedhjet lokale. Pjese e kesaj nisme eshte edhe organizimi ne bashkepunim me bashkite e disa qyteteve kryesore te Shqiperise, i vizitave studimore ne institucionet e pushtetit vendor.

E ftuara speciale ne kete aktivitet, Ambasadorja Mueller-Holtkemper, u ndal ne menyre te veçante ne domosdoshmerine e krijimit te nje brezi te qytetareve te rinj aktiv ne jeten publike. Ne kete kontekst, ajo iu referua situates para zgjedhore ne te cilen ndodhet vendi duke u shprehur: “Shqiptaret dhe veçanerisht te rinjte duhet te angazhohen ne zgjedhjet e ardhshme lokale, pasi demokracia fillon pikerisht nga pushteti vendor”. Ajo theksoi se lajmet e fundit, qe konfirmojne mos respektimin nga ana e partive politike te kuotes ku 30% e kandidaturave duhet te jene femra, jane shqetesuese per demokracine. “Une gjej rastin te inkurajoj te gjitha forcat politike te perfshine sa me shume femra ne listen e kandidateve per organet e pushtetit vendor. Ashtu sikurse inkurajoj nga tjeter femrat qe aktivisht te marrin pjese ne procesin elektoral dhe ne politike ne teresi”. Gjate fjales se saj Ambasadorja Gjermane u shpreh se zgjedhjet lokale te 2011, duhet te permbushin standardet me te larta si ne aspektin teknik ashtu edhe ate politik, qe Shqiperia ka njohur gjate ketyre viteve. Ne aspektin teknik, vendi duhet te deshmoje se jane ndermarre te gjitha procedurat teknike per realizimin e nje procesi zgjedhor sa me korrekt. Sipas saj ne aspekti politik, mos realizimi i zgjedhjeve lokale brenda standardeve do te sillte pengesa per procesin e Integrimit Europian te Shqiperise. Ndaj ne kete kuader, zgjedhjet elektorale te 2011, jane te rendesishme. Ambasadorja Mueller-Holtkemper pershendeti organizimin e ketij aktiviteti dhe ne kete kontekst nenvizoi se ka vetem nje menyre per te zhvilluar shoqerine civile ne Shqiperi. “Vetem kur ju beni zerat tuaj te degjohet atehere  ju keni nje shans per te arritur qellimet tuaja” – perfundoi fjalen e saj Ambasadorja Gjermane.

Ne fund, takimi u ndoq nga nje debat mes te pranishmeve, ku studentet i adresuar nje sere pyetjesh Ambasadores mbi demokracine dhe te drejten e votes. Gjithashtu, Ambasadorja Mueller-Holtkemper dha nje interviste te shkurter per disa nga mediat lokale te pranishme ne aktivitet.