Manual Informues: Reforma Administrativo-Territoriale (RAT) në Shqipëri, mars 2017
Ndërtimi i urave – Një kulturë e re bashkëpunimi mes institucioneve vendore dhe komuniteteve të tyre
(2016-2017), një projekt i financuar nga National Endowment for Democracy, kërkon të sigurojë
informacion të mjaftueshëm dhe të thjeshtëzuar mbi përparësitë, si dhe efektet e mundshme
negative të Reformës Administrative Territoriale; të krijojë një dialog të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm ndërmjet komuniteteve lokale (qytetarë, OJQ, media, studiues) dhe zyrtarë politikë dhe ekspertë lokalë ; si dhe të mundësojë instrumentet ligjore që garantojnë përfshirjen e qytetarëve në politikat lokale dhe proceset e vendimmarrjes.
Në kuadër të kësaj iniciative, stafi i EMA-s dhe ekspertët e saj kanë punuar për botimin e një Manuali Informativ mbi Reformën Administrative Territoriale në Shqipëri, sfidat dhe risitë e saj. Kapitujt e në Manual janë si më poshtë :
1- Historiku i ndarjes Administrativo Territoriale në Shqipëri
2- Pse një Reformë Administrativo Territoriale ?
3- Vështrim i përgjithshëm mbi përvojën e vendeve të tjera lidhur me RAT
4- Si janë organizuar institucionet e qeverisjes vendore në kuadër të RAT?
5- Qytetari dhe të drejtat e tij për të ndikuar në vendimmarrje
6- Rekomandime dhe hapat e ardhshëm