Modulet e Integruara MEL – Hartimi i Monitorimit dhe Vlerësimit të Politikave, 25 shkurt 2025
Më 25 shkurt 2025 moduli i dyte “Hartimi i Monitorimit dhe Vlerësimit të Politikave” nga modulet e integruara MEL u mbajt nga Mimoza Agolli, eskperte për MEL. Ky modul pati një kombinim të anës teorike dhe asaj praktike dhe bashkëvepruese, kupjesëmarrësit të ndarë në grupe pune u inkurajuan të punonin së bashku mbi temën e zgjedhur bazuar në dokumentet strategjike të politikave në fushën e shtetit të së drejtës,, dhe bashkarisht të formulonin një objektiv dhe të analizonin metodologjitë më të duhura për tu përdor për monitorimin dhe vlerësimin e këtyre politikave.
Mimoza Agolli bëri një prezantim gjithëpërfshirës të kornizës së MEL dhe të gjitha fazave që kalon ky proces si: hartëzimi, implementimi dhe metodologjitë e vlerësimit. Ajo nënvizoi hartëzimin si bazën e një monitorimi të suksesshëm duke u fokusuar në rëndësinë e kontekstit, rrjedhjën e impaktit si dhe ndërveprimin e aktorëve të brendshëm, të jashtëm dhe atyre të konsideruar të fshëhtë. Ajo e tregoi këtë duke paraqitur dy shembuj mbi shkakësinë në të dhënat e vëzhgueshme. Prezantimi u fokusua mbi qasjet e ndryshme të mundshmë ndaj procesit të monitorimit dhe vlerësimit dhe në gjetjen e metodologjisë së duhur për tu përdorur sipas rastit. Në fund të prezantimit, Agolli theksoi se zbatimi i MEL përmes MIS për të siguruar që fillimisht të merren të dhëna me cilësi të lartë (mbledhja e të dhënave), të menaxhohen dhe ruhen siç duhet (menaxhimi dhe analiza e të dhënave) dhe të integrohen siç duhet (sinteza e të dhënave) për të mbështetur gjykimet dhe përfundimet e vlerësimit.
Pjesa e dytë e Modulit i la hapësirë diskutimeve dhe punës në grup midis pjesëmarrësve, të cilët u përfshinë në mënyrë aktive për të vënë në praktikë informacionet e marra mbi hartimin e sistemit MEL bazuar në dokumentet dhe tematikat e zgjedhura për çdo grup. Pas punës së pavarur të çdo grupi, gjetjet dhe përfundimet u diskutuan me lektoren dhe me pjesëmarrësit e tjerë duke rritur kështu bashkëveprimin, ndarjen e ideve dhe komunikimin mes tyre. Ky ushtrim praktik përforcoi qartësimin e koncepteve të sistemit MEL dhe metodave që mund të përdoren për Monitorimin dhe Vlerësimin e dokumenteve të ndryshme të politikave publike bazuar në objektivat, tiparet kryesore, indikatorët apo target grupet që po monitorohen dhe vlerësohen. Çështjet dhe dokumentet e marrë në studim nga grupet e punës janë Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, komponenti i shoqërisë civile dhe krijimit të një mjedisi mundësues për këtë sektor; Plani i Ri i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor dhe Axhenda Kombëtare e Reformave për Shqipërinë, me fokus komponentin e Zhvillimit të Kapitalit Njerëzor; Strategjia e sapo miratuar Anti-Korrupsion dhe vlerësimi i arritjeve dhe rezultateve të Strategjisë së kaluar; Strategjia për Barazinë Gjinore; Strategjia për të Rinjtë; Ndikimi i hartës së re gjyqësore në uljen e backlogut në gjykata etj. Ky Modul shërbeu si bazë për të qartësuar kornizën për hartimin e sistemit MEL që do të shërbejë për vazhdimin e punës kërkimore dhe monitoruese dhe për të nxjerrë përfundimet e sakta dhe me vlerë gjatë zhvillimit të Modulit të ardhshëm për të gjithë grupet e punës të përfshira.



