Punimi: A ia vlen të kthehesh në Shqipëri? Mbi ri-integrimin në Shqipëri të personave të kualifikuar jashtë vendit, dhjetor 2011

Photo-Policy-Study-Is-the-return-worth-it-on-the-reintegration-of-high-skilled-returnees-227x300EMA ka kënaqësinë të ndajë më ju punimin më të fundit “A ia vlen të kthehesh? Mbi ri-integrimin në Shqipëri të personave të kualifikuar jashtë vendit. Duke vlerësuar kontributin e profesionistëve të kualifikuar në konsolidimin e demokracisë dhe ndërtimin e një shoqërie moderne, ky punim synon të hedhë dritë mbi disa aspekte të ri-integrimit të tyre në Shqipëri. Në këtë punim përvoja konkrete e profesionistëve të kualifikuar analizohet dhe ballafaqohet me pikëpamjet e një sërë aktorësh shtetërore dhe jo shtetërorë të angazhuar në ri-integrimin e tyre. Të dhënat e marra nga pyetësori on line plotësuar nga 66 profesionistë të kualifikuar jashtë vendit në periudhën gusht – nëntor 2011 i sjellin studimit një  vlerë të shtuar për të ofruar një analizë sa më të plotë lidhur me ri-integrimin e tyre në Shqipëri.

Punimi paraqet një përmbledhje të fenomenit të largimit të trurit duke evidentuar politikat inkurajuese për kthimin e këtij potenciali dhe ri-integrimin e tij në vendin e origjinës. Gjithashtu, përmes analizave cilësore dhe sasiore, punimi hedh dritë mbi efektivitetin e politikave ekzistuese duke propozuar një sërë masash dhe instrumentesh për të përmirësuar situatën aktuale. Duke evidentuar shqetësimet konkrete të të kthyerve të kualifikuar, synohet të nxitet debati publik mbi shfrytëzimin sa më të mirë të kapitalit njerëzor përmes politikave të mirë strukturuara dhe gjithëpërfshirëse.

Ky punim vjen në kuadër të projektit rajonal, drejtuar nga Group 484, Beograd “Advokim mbi politikat e thithjes së trurit që synojnë ri-integrimin e profesionistëve të kualifikuar në Ballkanin Perëndimor” dhe mbështetjes së ofruar nga Fondacioni Friedrich Ebert – Tiranë.

EMA Policy Paper – A ia vlen te kthehesh?