Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri: Hapja e bisedimeve për anëtarësim me BE- përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile në strukturat kryesore dhe fazat e procesit të negociatave, 09 shkurt 2023, Shkodër

Më 9 shkurt 2023, EMA organizoi një workshop me temë “Hapja e bisedimeve për anëtarësim me BE- përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile në strukturat kryesore dhe fazat e procesit të negociatave”, në kuadër të Qendrës Burimore për Shoqërinë Civile  e cila po implementohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri dhe Qendrën Shqiptarë për Popullsinë dhe Zhvillimin. Aktiviteti u zhvillua në mjediset e qendrës ARKA në Shkodër, ku kishte fokus kryesor procesin e negociatave, rolin e institucioneve kryesore duke i kushtuar vëmendje të veçantë mënyrës së përfshirjes dhe rolit që mund dhe duhet të luajnë aktorët e shoqërisë civile si dhe mundësitë për financime dhe programet kryesore të granteve të Bashkimit Europian për mbështetjen e shoqërisë civile. Me pjesëmarrjen e 20 përfaqësuesëve të organizatave dhe shoqatave aktive në Shkodër, aktiviteti kishte për qëllim rritjen e informimit dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre në çështe të lidhura me procesin vendimmarrës, mirëqeverisjen dhe politikëbërjen në kuadër të procesit reformues nxitur nga integrimi i vendit në BE.

Hapja e takimit u bë nga Arbana Halili, Koordinatore e Qendrës Burimore për OSHC-të në Shkodër , e cila prezantoi objektivat e Qendrës Burimore për OSHC-të. Ajo shpjegoi shtyllat kryesore ku bazohet Qendra Burimore (NRC) dhe aktivitete të shumta që kjo nismë po zhvillon me fokus jo vetëm Tiranën, por dhe qytete të tjera të Shqipërisë si Shkodra dhe Vlora. : Objektivat e Qendrës Burimore përfshijnë – srrjetëzimin dhe bashkëpunimin mes OSHC-ve, rritjen e kapaciteteve të OSHC-ve, qeverisjen e mirë tdhe rritjen e besueshmërisë, si dhe fuqizimi i advokimit e lobimit për një mjedis mundësues për shoqërinë civile. Një komponent i Qendrës Burimore është dhe rritja e kapaciteteve dhe njohurive të OSHC-ve mbi procesin e integrimit europian dhe negociatave, dhe kjo po realizohet nëpërmjet trajnimeve e workshopeve, siç është dhe takimi i zhvilluar në Shkodër ku synohet forcimii i mëtejshëm i njohurive teknike të OSHC-ve dhe rritja e kontributit të tyre në procesin të negocimit  me BE-në. 

Nirvana Deliu, Koordinatore projekti pranë Lëvizjes Europiane në Shqipëri bëri një prezantim të procesit të negociatave ku u fokusua në nivelin e progresit dhe përgatitjes së Shqipërisë për vitin 2022, për të 33 kapitujt e Acquis që do të negociohen me BE, bazuar në vlerësimet  e Raportit të Komisionit Europian publikuar në tetor 2022. Vëmendje iu kushtua posaçërisht Grupimit 1 të Kapitujve, ku  nga pesë  kapituj në këtë grupim përfshihen dhe Kapitulli 23 dhe 24 të cilësuar si dy kapitujt thelbësorë por dhe më sfidued të këtij procesi. Një pikë tjetër e rëndësishme gjatë prezantimit të saj ishte pasqyrimi dhe përshkrimi i metdologjisë dhe realizimit të Dëftesave të Nivelit të Progresit dhe Përgatitjes së Shqipërisë për Kapitullin 23,24 dhe Kriterin Politik të realizuara nga hulumtuesit e EMA në kuadër të Qendrës Burimore. 

Sesioni i radhës, u drejtua nga Geron Kamberi, Ekspert për Integrimin Europian, i cili prezantoi rolin e shoqërisë civile dhe mundësitë për përfshirje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai shpjegoi disa nga temat si, procesi screening (si funskionojnëtakimet shpjeguese, takimet dypalëshe dhe raportimi). ë rastin e Shqipërisë e cila hapi negociatat zyrtarisht më 19 korrik 2022, ai theksoi se Shqipëria momentalisht ndodhet në fazën e takimeve dypalëshe të cilat pritet të përfundojnë në mars të këtij viti, ndërkohë që Raporti Screenin i Komisionit Europian pritet të publikohet gjatë periudhë mars-prill. Një element i rëndësishëm gjatë prezantimit, ishte dhe përshkrimi i strukturës së negociatave të ngritur në 2019 dhe që është përditësuar në vitet në vazhdim, ku vëmendje iu kushtua Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian (PPIE) si e vetmja hapësirë ku aktorë të shoqërisë civile mund të përfshihen dhe të angazhohen, e të kontribuojnë me diskutime, rekomandime si dhe të monitorojnë procesin e negociatave.  Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) është një tjetër strukturë e shpjeguar nga Kamberi, e cila i ofron mundësi OSHC-ve të bëhen pjesë e tij si e vetmja strukturë këshillimore e Parlamentit sa i përket procesit të integrimit europian.  Në përfundim ai u shpreh se përfshirja e OSHC-ve në proces ështe shumë i rëndësishëm për të përfaqësuar interesat e grupeve të tyre dhe për të ofruar ekspertizën e tyre, nga ku do sillte një proces efektiv.

Në sesionin e fundit, Geron Kamberi, foli për mundësitë për mbështetje dhe grante nga BE për Shoqërinë Civile. Ai shpjegoi në mënyrë të detajuar mundësitë për financim dhe projekte nga Bashkimi Europian për OSHC-të në Shqipëri, me fokus të veçantë te fondet IPA të BE si fonde të dedikuara për vendet kandidate dhe ku dha dhe  këshilla praktike për aktorët e interesuar se si të jenë të informuar dhe të përgatiten për aplikime të suksesshme të këtyre thirrjeve të BE. . Korniza e programimit IPA III i referohet gjerësisht mbështetjes për shoqërinë civile, si ndërsektoriale dhe si prioritet specifik tematik. Ai gjithashtu listoi disa nga Programet Komunitare të BE ku Shqipëria merr pjesë si vend i asociuar, ku disa prej tyre janë: Erasmus+, Creative Europe, HorizonEurope, EU for Citiziens. 

Një hapësirë dedikuar diskutimit me pjesëmarrësit shënoi fundin e këtij takimi, ku pyetje dhe komente erdhën nga të pranishmit sidomos të interesuar për mundësitë e përfshirjes në PPIE apo KKIE si dhe mundësitë për grante nga fondet e BE.