Raport Vlerësimi: Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore – Kapitulli 23, tetor 2017

Qëllimi i këtij raporti vlerësimi është monitorimi i nivelit të zbatimit të reformave, si dhe progresit të arritur në fushat kryesore që lidhen me Kapitullin 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore). Duke pasur si pikënisje rezultatet dhe konstatimet e paraqitura nga ana e Komisionit Evropian (KE) nëpërmjet progres raportit të vitit 2016,, në funksion të adresimit të problemeve në mënyrën më të efektshme të mundshme me qëllim ofrimin e të dhënave të sakta cilësore dhe sasiore, ky raport synon të evidentojë një pasqyrim të saktë të ecurisë së zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga ana e Komisionit Evropian.

Kjo iniciativë ka për qëllim sigurimi i evidencave cilësore dhe sasiore mbi fazën aktuale dhe nivelin e zbatimit të politikave dhe mangësitë në kuadrin legjislativ dhe atë institucional për prioritetet kryesore të trajtuara në kapitullin 23. Të avokojë për përmirësime të konsiderueshme në fushat e zbatimit të ligjit në vend, si dhe të rrisë nivelin e njohurive të qytetarëve mbi çështjet e zbatimit të ligjit, apo rolin dhe kontributin që kanë institucionet e ndryshme, apo aktorët e interesuar në funksionimin e shtetit të së drejtës në përgjithësi, si dhe në aspektet e organizimit, funksionimit dhe administrimit të sistemit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë në veçanti.

Raport Vlerësimi: Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore – Kapitulli 23