Raporti: Dërgimi me Shërbim i Punonjësve të Europës Lindore (PWD), nëntor 2018
Projekti i Dërgimit me Shërbim të Punonjësve të Europës Lindore është i mbështetur nga Komisioni Europian dhe koordinuar nga Qendra Europiane për Politikat dhe Studimin e Mirëqenies Sociale në Austri, në partneritet me tre organizata nga vendet e BE-së (Gjermani, Itali, Slloveni) dhe katër organizata nga Vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia).
EMA është organizata që po implementon projektin në Shqipëri.
Në kuadër të këtij projekti, është publikuar për çdo vend të Ballkanit Perëndimor nga një raport.
Raporti për Shqipërinë synon të studiojë nevojat e institucioneve dhe grupeve të interesit për të rritur ndërgjegjësimin dhe kapacitetet që janë specifike dhe relevante për zbatimin e Direktivës së Dërgimi me Shërbim të Punonjësve (PWD) në Shqipëri. PWD është përfshirë kohët e fundit në legjislacionin kombëtar mbi punësimin. Zbatimi i kësaj Direktive dhe monitorimi i ndikimit të saj në rezultatet e tregut të punës duhet të përkrahen nga institucione të përgatitura dhe aktorë të informuar. Ky studim është publikuar në kohën e duhur në mënyrë që të merret informacion për nevojat / boshllëqet e politikave shtetërore dhe mënyrat për t’i adresuar ato. Legjislacioni i punës në Shqipëri në këtë punim shqyrtohet me qëllim që të kuptohet shkalla në të cilën PWD është miratuar në legjislacionin kombëtar.
Ky raport paraqet kontekstin e përgjithshëm të zhvillimit socio-ekonomik në Shqipëri, duke u fokusuar në tregun e punës dhe migracionin. Përpjekjet kombëtare nuk mund të shkëputen nga proceset integruese të BE-së që Shqipëria dhe i gjithë rajoni po kalojnë, prandaj është paraqitur edhe një përmbledhje e procesit të integrimit, me fokus në përafrimin e legjislacionit dhe ndikimin që ka integrimi në BE në përfshirjen sociale dhe politikat e punësimit. Gjithashtu është paraqitur një shënim metodologjik që shpjegon qëllimin e këtij hulumtimi dhe mjetet metodologjike të përdorura. Raporti vazhdon me rezultatet e punës në terren dhe analizave, pasuar nga një shënim sintetik mbi gjetjet dhe përfundimet kryesore. Konkluzionet çojnë në diskutimin e sfidave dhe rekomandimeve që Shqipëria të bëjë pjesë të saj plotësisht PWD dhe të sigurojë zbatimin e saj sipas përvojës më të mirë të BE.
Dërgimi me Shërbim i Punonjësve të Europës Lindore