Punmi: Skenarët e një aplikimi: Në pritje të Opinionit të Komisionit Europian për aplikimin e Shqipërisë në BE, Nëntor 2010
EMA ka kënaqësinë të ndajë me ju punimin “Skenarët e një aplikimi: Në pritje të Opinionit të Komisionit Europian për aplikimin e Shqipërisë në BE”, mbështetur nga Friedrich Ebert Stiftung Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Think Tank Fund, Open Society Institute (OSI).
Vjeshta është gjithmonë e rëndësishme për sa i përket ecurisë së procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi kjo është periudha kur Komisioni Europian publikon raportet e progresit për secilin nga këto vende. Por kësaj radhe, vjeshta merr rendësi të veçantë, sidomos për Shqipërinë dhe Malin e Zi, sepse Komisioni Europian pritet të publikojë më 9 nëntor 2010 “Opinionin” mbi aplikimin e tyre për anëtarësim në BE.
Ndaj, analizimi i këtij momenti është i rëndësishëm për ardhmërinë e procesit të aderimit në BE të Shqipërisë. Në funksion të kuptimit sa më të mirë të këtij procesi, EMA përmes këtij punimi analizon skenarët e mundshëm, bazuar mbi praktikën e procesit të zgjerimit, sikundër shanset e suksesit të Shqipërisë në këtë sipërmarrje.



