Studim: Eksplorimi i sfidave në perspektivën e europianizimit të Shqipërisë, gusht 2020

Ky publikim prezanton dhe analizon gjetjet e pyetësorit të realizuar në periudhën shkurt-prill 2020 me 100 respondentë profesionistë nga Shqipëria me anë intervistash të realizuara ballë për ballë dhe disa online për shkak të kufizimeve nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19. Publikimi trajton të dhënat e nxjerra sasiore dhe cilësore në lidhje me perceptimin e profesionistëve shqiptarë mbi perspektivën e integrimit europian të vendit, sfidat dhe mundësitë e vendit tonë, vlerësim mbi aktorët dhe faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në proces, dhe pritshmëritë për të ardhmen, pa harruar çështjet e lidhura me identitetin dhe vlerat shqiptare e europiane.

Ky punim është realizuar si produkt i projektit “Shqyrtimi i ndikimit të procesit të Integrimit Europian në dimensionin Socio-Ekonomik të Shqipërisë – duke u bazuar në eksperiencat e vendeve të rajonit” zbatuar nga EMA në bashkëpunim me ELIAMEP, Greqi dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Financimeve dhe Kontraktimeve (CFCU), të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të Fondeve IPA të Bashkimit Europian.

Eksplorimi i sfidave në perspektivën e europianizimit të Shqipërisë, gusht 2020