Studimi i Politikave: Sfidat e Shqipërisë për të përfituar nga Komponenti i Zhvillimit të Burimeve Njerëzore (IPA IV), nëntor 2012
EMA ka kënaqësinë të ndajë me ju Studimin e Politikave – Sfidat e Shqipërisë për të përfituar nga HRDC (IPA IV).
Njëzet vitet e fundit të tranzicionit i kanë ekspozuar Shqipërisë vështirësi të mëdha në përshtatjen me ekonominë e tregut të lirë të realitetit, duke krijuar ndryshime drastike në funksionimin e tregut të punës dhe ri-strukturimin e politikave të punësimit. Ndërkohë, intensifikimi i procesit të integrimit evropian rrit presionin mbi Shqipërinë në marrjen e përgjegjësisë për të siguruar një treg pune më funksional. Bashkimi Europian mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur kërkesat e anëtarësimit nëpërmjet Instrumentit të Para-Aderimit (IPA) dhe në veçanti, u ofron vendeve kandidate mundësinë për të përfituar nga komponenti IV i IPA-s mbi Zhvillimin e Burimeve Njerëzore, një ndihmë tranzitore për menaxhimin e fondeve Fondi Social Evropian në të ardhmen. Shqipëria pritet t’i përdorë këto vite me qëllim që të bëjë rregullimet dhe përgatitjet e nevojshme institucionale për të përfituar nga këto fonde. Ky studim synon të hedh dritë dhe të inkurajojë një diskutim mbi efektivitetin e politikave aktuale të punësimit si dhe gatishmërinë e Shqipërisë për të përfituar nga komponenti IV i IPA-s mbi zhvillimin e burimeve njerëzore. Studimi i Politikave shqyrton tiparet e tregut të punës në Shqipëri dhe ndikimin e politikave të punësimit, duke identifikuar rekomandimet për rishikimin dhe përmirësimin e politikave.



