Studimi: Kultura e konkurrencës së ndershme në Shqipëri, janar 2012
EMA ka kënaqësinë të ndaj me ju studimin mbi “Kulturën e konkurrencës së ndershme në Shqipëri”, i realizuar me mbështetjen e Friedrich Ebert Stiftung dhe European Fund for the Balkans.
Punimi ofron një pasqyrë të plotë të zhvillimeve të fundit lidhur me politikat e konkurrencës në Shqipëri, duke identifikuar faktorët kryesorë që pengojnë zhvillimin e një kulture konkurrence të ndershme e të drejtë midis aktorëve të tregut. Një fokus të veçantë në punim i kushtohet edhe rolit të institucioneve në kuadër të mbrojtjes së konkurrencës së ndershme dhe hedh dritë mbi instrumentet në dispozicion të institucioneve për të rritur kulturën e konkurrencës tek entet publike, komunitetin e biznesit dhe qytetarët në përgjithësi. Ky punim mbështetet gjithashtu mbi gjetjet e një studim më të thelluar i cili po realizohet në kuadër të projektit “Drejt forcimit të konkurrencës së ndershme dhe të një ekonomie tregu funksionale në Shqipëri”, financuar nga Balkan Fund for Democracy.



