Udhëzues për monitorimin e procesit të integrimit europian – Kapitulli 24: Drejtësia, Liria, Siguria, janar 2025

Udhëzuesi për monitorimin e procesit dhe progresit të reformave dhe politikëbërjes së vendit për Kapitullin 24: Drejtësia, Liria e Siguria, në kuadër të procesit të integrimit dhe negociatave me BE është i lidhur me Grupkapitullin 1 – Themeloret. Ky udhëzues synon të ofrojë udhëzime dhe orientim praktik se si të monitorohet tërësia e reformave që po realizohen në Kapitullin 24: Drejtësia, Liria e Siguria në kuadër të bisedimeve për anëtarësim në BE për politikat që lidhen me këto çështje.

Udhërrëfyesi do të shërbejnë si një mjet analize e monitorimi për organizatat e shoqërisë civile, ekspertët e integrimit europian, studiuesit dhe përfaqësuesit e medias lidhur me vlerësimin nga ana e tyre të proceseve që kanë të bëjnë me integrimin europian të tilla si shqyrtimi dhe përafrimi i legjislacionit të BE (Acquis i BE) me legjislacionin vendas për Kapitullin 24; miratimi dhe zbatimi i reformave thelbësore në fushat e lidhura me Kapitullin 24; progresi në përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga institucionet kombëtare dhe BE, duke analizuar boshllëqet dhe sfidat kryesore në kuadrin ligjor dhe institucional, dhe përfshirja e organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë në procesin e negociatave për anëtarësim në BE dhe funksionimin e strukturave negociuese.

Ky material është prodhuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes Europiane në Shqipëri dhe autorëve, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Projekti “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen financiaretë Bashkimit Evropian – IPA Civil Society Facility and Media 2021, në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë (CTFI).

Udhëzues për monitorimin e procesit të integrimit europian – Kapitulli 24: Drejtësia, Liria, Siguria, janar 2025