Vende në Tranzit 2014: Shqipëria

Freedom House ka publikuar raportin vjetor “Vende në tranzit 2014” i cili analizon nivelin e progresit të Shqipërisë në aspektin e demokratizimit në fusha të rëndësishme si: Qeverisja Demokratike Kombëtare; Procesi Zgjedhor; Shoqëria civile; Media e Pavarur; Qeverisja Lokale Demokratike; Kuadri Gjyqësor dhe Pavarësia; dhe Korrupsioni, fusha të cilat janë vendimtare për përmbushjen e kritereve politike të Kopenhagenit.

Është edicioni i 18-të i raportit gjithëpërfshirës të Freedom House mbi qeverisjen demokratike postkomuniste. Ai  thekson pengesat e kohëve të fundit në demokraci nëpër Eurasia dhe Ballkan, si dhe në Europën Qendrore. Vlerësimi i qeverisjes demokratike kombëtare të Shqipërisë përmirësohet nga 5.00 në 4.75 dhe vlerësimi i procesit zgjedhor të Shqipërisë përmirësohet nga 4.25 në 4.00. Korrupsioni u rrit në Europën Qendrore dhe Lindore në vitin 2013.

Vendet në tranzit 2014 është studimi i plotë dhe krahasues i Freedom House për zhvillimin demokratik në 29 vende nga Evropa Qendrore deri në Euroazi. Përfundimi kryesor është se nga 29 vendet e vlerësuara në vitin 2013, 13 u vlerësuan si demokraci, 6 si regjime kalimtare dhe 10 si regjime autoritare. Si në çdo vit për 10 vitet e fundit, rezultati mesatar i demokracisë ka rënë në 2013, me 16 vendet që pësojnë humbje, 5 përmirësohen dhe 8 nuk regjistrojnë ndonjë ndryshim të rezultateve. Ballkani regjistroi disa zhvillime pozitive gjatë vitit, duke përfshirë pranimin e Kroacisë në BE dhe një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë, por qeveritë jofunksionale vazhduan të ulnin rezultatet e demokracisë në rajon në përgjithësi.