Vende në Tranzit 2015: Shqipëria
Freedom House ka publikuar raportin vjetor “Vende në Trazit 2015” i cili analizon nivelin e progresit të Shqipërisë në aspektin e demokratizimit në fusha të rëndësishme si: Qeverisja Demokratike Kombëtare; Procesi Zgjedhor; Shoqëria civile; Media e Pavarur; Qeverisja Lokale Demokratike; Kuadri Gjyqësor dhe Pavarësia dhe Korrupsioni, fusha të cilat janë vendimtare për përmbushjen e kritereve politike të Kopenhagenit.
Është edicioni i 19-të i raportit gjithëpërfshirës të Freedom House mbi qeverisjen demokratike postkomuniste,thekson pengesat e kohëve të fundit në demokraci nëpër Euroazinë dhe Ballkanin, si dhe në Evropën Qendrore. Vlerësimi kombëtar i qeverisjes demokratike në Shqipëri përmirësohet nga 4.75 në 4.50 dhe vlerësimi i procesit zgjedhor të Shqipërisë mbetet i pandryshuar në 4.00. Rezultati i përgjithshëm i demokracisë shqiptare është 4.14.
Rezultatet e demokracisë dhe vlerësimi i regjimit bazohen në një shkallë prej 1 deri në 7, me 1 që përfaqëson nivelin më të lartë të progresit demokratik dhe 7 më të ultin. Vlerësimet për vitin 2015 pasqyrojnë periudhën prej 1 janarit deri më 31 dhjetor 2014. Vende në tranzit janë studimi i vetëm gjithëpërfshirës, krahasues dhe shumëdimensional i reformës në ish-shtetet komuniste të Europës dhe Euroazisë. Vende në Transit gjurmojnë rekordin e reformave të 29 shteteve dhe zonave administrative dhe japin të dhënat më të thella të Freedom House në lidhje me këtë rajon të gjerë dhe të rëndësishëm. Botimi 2014 mbulon ngjarjet nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2013.



