Klan News & ABC News – Prapaskenat e forta në Greqi/ Gjipali: Ja pse Beleri ka pak shanse për t’u zgjedhur eurodeputet, 16 prill 2024

Në televizionet Klan News dhe ABC News, drejtori i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali,  ishte i ftuar për të folur mbi lajmin e papritur se kryeministri grek kishte vendosur kandidat Fredi Belerin për deputet në Parlamentin Europian në zgjedhjet e muajit qershor. Sipas Gjipalit, shanset nuk janë aq të larta për Belerin për t’u zgjedhur eurodeputet, kjo për faktin se në sistemin zgjedhor grek për Parlamentin Europian ekziston modeli i listave të hapura, ku secili kandidatë do duhet të fitoj mjaftueshëm nga lista e partisë së tij për të dalë fitues. Kjo do të thotë që Beleri duhet të ketë një mbështetje të fortë që më pas të zgjidhjet. Nga pikëpamja e Gjipalit kjo arritje i duket e vështirë. Duke qenë se dhe çështja është shumë e komplikuar e bën të vështirë për një parashikim të saktë.

Në pjesën e dytë të intervistës, Gjipali ndau pikëpamjet e tij dhe mbi çështjen e Kosovës rreth rëndësisë së anëtarësimit në Këshillin e Europës, si funksionon votimi dhe se si më pas Kosova do mund të bëhet anëtare me të drejta të plota. Anëtarësimi në Këshillin Europian përbën një kusht të domosdoshëm për integrimin e Kosovës në BE, dhe gjithashtu një hap të rëndësishëm për njohjen e saj nga shtetet e tjera.

Klan News – Prapaskenat e forta në Greqi/ Gjipali: Ja pse Beleri ka pak shanse për t’u zgjedhur eurodeputet, 16 prill 2024

ABC News – Prapaskenat e forta në Greqi/ Gjipali: Ja pse Beleri ka pak shanse për t’u zgjedhur eurodeputet, 16 prill 2024