Author Archive

Forum dhe vizitë studimore në Tiranë: “Ndërgjegjësim mjedisor: Diskutim praktik i zbatimit të ligjit të mjedisit për studentët e rinj”

Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Sllovake në Shqipëri, dhe pjesëmarrjen e zv. Ambasadorit Sllovak, z. Milan Selecký, në kuadër të Konventës për Integrimin Europian, zhvilloi në Tiranë më datë 20 prill 2017, një vizitë studimore ndjekur nga një forum diskutimi me fokus “Ndërgjegjësim mjedisor: Diskutim praktik i zbatimit të ligjit të mjedisit për studentët […]

Broshurë Informative: Mbrojtja e Konsumatorit dhe Mbrojtja e Mjedisit, prill 2017

EMA i kushton një rol të veçantë dimensionit të informimit dhe ndërgjegjësimit, kryesisht të të rinjve, ku tanimë ka krijuar dhe një traditë në zbatimin e projekteve përmes të cilave targetohen të rinjtë dhe nevojat e tyre. Në vazhdimësi të angazhimeve dhe nismave që ajo ka ndërmarrë në këto 10 vite, me anë të mekanizmit […]

Thirrje për Aplikim – Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN)

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), me mbështetjen e Komisionit Europian, Agjencia Ekzekutive për Arsimin, Kulturën, Mediat Audiovizive, në kuadër të programit Jean Monnet “Policy Debate with Academic World” prezanton Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN). Ndërkohë që Shqipëria po përgatitet drejt hapit tjetër të afërt të rrugëtimit në BE, atë të hapjes së negociatave për anëtarësim, rritet nevoja […]

Forum dhe Vizitë Studimore në Durrës: Mbrojtja e Mjedisit – Respektimi i standardeve ndërkombëtare dhe menaxhimi i mbetjeve dhe ujërave

Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Sllovake në Shqipëri, dhe pjesëmarrjen e zv. Ambasadorit të Sllovak, z. Milan Selecký, në kuadër të Konventës për Integrimin Europian, zhvilloi më datë 30 mars 2017, një vizitë studimore ndjekur nga një forum diskutimi me fokus “Mbrojtja e Mjedisit: Respektimi i standardeve ndërkombëtare dhe menaxhimi […]

Telenews: Krijohet Forumi Rinor Për Mbrojtjen e Mjedisit

Telenews: Zhvillohet Forumi Rinor Për Mbrojtjen e Mjedisit, në kuadër të Konventës së Integrimit Europian me mbështetjen e Ambasadës Sllovake. Ky aktivitet u mbajt në 30 mars 2017, me fokus “Mbrojtja e Mjedisit: Respektimi i standardeve ndërkombëtare dhe menaxhimi i mbetjeve dhe ujërave”.

Forum dhe Vizitë Studimore në Lushnje: Mbrojtja e Konsumatorit-Siguria Ushqimore dhe Ndikimi në Mjedis nga Aktiviteti në Industrinë Ushqimore, 16 mars 2017

Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me Ambasadën Sllovake në Shqipëri, në kuadër të Konventës për Integrimin Europian, zhvilloi më datë 16 mars 2017, një vizitë studimore ndjekur nga një forum diskutimi me fokus “Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Sigurinë Ushqimore”. Gjatë vizitës së realizuar në një nga fabrikat e mishit në vend që përmbush të […]

Manual Informues: Reforma Administrativo-Territoriale (RAT) në Shqipëri, mars 2017

Ndërtimi i urave – Një kulturë e re bashkëpunimi mes institucioneve vendore dhe komuniteteve të tyre (2016-2017), një projekt i financuar nga National Endowment for Democracy, kërkon të sigurojë informacion të mjaftueshëm dhe të thjeshtëzuar mbi përparësitë, si dhe efektet e mundshme negative të Reformës Administrative Territoriale; të krijojë një dialog të qëndrueshëm  dhe të vazhdueshëm ndërmjet […]

Aktiviteti prezantues: Themelimi i Revistës së Integruar Juridike në Shqipëri, 27 Shkurt 2017

Më 27 shkurt, Lëvizja Europiane në Shqipëri zhvilloi aktivitetin prezantues të nismës për “Themelimin e një Reviste të Integruar Juridike në Shqipëri” i ndërmarrë në kuadër të Programit të Sundimit të Ligjit-MATRA të Ambasadës së Holandës në Shqipëri. Z. Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, në fjalën e tij hyrëse prezantoi nismën […]

Vizion Plus: Negociatat u hapen / Po tani?

Më 15 dhjetor 2016, Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, ishte i ftuar në një program televiziv në Vizion Plus, për të diskutuar në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë, si dhe për procedurat e mëtejshme që duhet të ndërmerren. I pyetur se pse nuk ka ende një datë të caktuar, […]

Vizion Plus: Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS)

Më 21 nëntor 2016, Znj. Mona Xhexhaj, përfaqësuese e Lëvizjes Europiane në Shqipëri, ishte e ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus për të informuar mbi propozimin e fundit të Komisionit Europian për  ngritjen e Sistemit Europian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS). Cili është qëllimi i këtij instrumenti elektronik dhe çfarë […]