Më 9 nëntor 2016, Z.Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA-s, u intervistua nga Ora News në lidhje me Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Ai u shpreh se ka qenë një proces i gjatë dhe fatkeqësisht Shqipëria tashmë është e vonuar, sidomos sa i përket kohës së humbur gjatë këtyre viteve deri në marrjen e […]
Më 26 tetor, 2016, Z. Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, u intervistua nga “BalkanInsight” në lidhje me ligjin e vetingut, si një pjesë e rëndësishme e reformës në drejtësi. Z. Gjipali theksoi se çdo vonesë në miratimin e ligjeve që përbëjnë programin e reformës gjyqësore ndikon drejtpërsëdrejti në perspektivat e vendit […]
Që prej 2007, Lëvizja Europiane në Shqipëri ka pasur një rol aktiv në analizimin e procesit të integrimit Europian. Fillimisht, puna është fokusuar në aspektet teknike dhe procedurale tëaderimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, duke vënë në fokus kryesisht institucionet. Megjithatë, ndërkohë që rajoni forcon marrëdhëniet me Bashkimin Europian, një kuptim më i […]
Më 8 shtator 2016, znj.Mona Xhexhaj, hulumtuese politikash pranë Lëvizjes Europiane në Shqipëri, u intervistua nga “BalkanInsight” në lidhje me takimin e 8-të të Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Sipas saj, Shqipëria po bën progres, por Këshilli i Ministrave të BE-së mund të kërkojë më shumë kohë për të parë se si […]
EMA ka kënaqësinë të ndaj me ju publikimin më të fundit: Konventa për Integrimin Europian- Vlerësime dhe Rekomandime 2015-2016. Duke e kuptuar Integrimin në Bashkimin Europian jo thjesht si një axhendë institucionale, por si një projekt ambicioz zhvillimi i nxitur vazhdimisht nga e gjithë shoqëria, roli i shoqërisë civile dhe qytetarëve të angazhuar aktivisht është kyç […]
Sllovakia merr Presidencën e radhës së Bashkimit Europian pas Holandës. Në një kohë kur Europa përballet me sfida të mëdha, si “Brexit” apo kriza e emigrantëve, sërish procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor mbetet i pacënuar. Milan Ciganik, ambasador i Republikës së Sllovakisë u shpreh se Shqipëria tashmë ka dhënë një shenjë që është gati […]
Në 24 qershor 2016 Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane të Shqipërisë, Z.Gledis Gjipali u intervistua nga “VOA” lidhur me impaktin që Brexit do ketë në rajon. Sipas z.Gjipali Britania ishte një mbështetëse e madhe e zgjerimit të BE-së me vendet e Europës juglindore dhe me Turqinë, ndaj largimi i saj nga BE do të ndikojë […]
EMA ka kënaqësinë të ndajë me ju Studimin e Politikave: Nga një politikë e butë në atë sistematike dhe Vlerësimi i Ndikimit Rregullator në Shqipëri. Ky publikim është prodhuar me ndihmën e Fondit Europian për Ballkanin, në kuadër të Programit Think and Link. Studimi analizon gjendjen në procesin politik dhe legjislativ në Shqipëri, duke identifikuar […]
Më 9 qershor 2016, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Europës, EMA organizoi Forumin e Diskutimit mes të Rinjve dhe Ambasadores së Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Sh. S. Znj. Dewi van de Weerd. Koordinatorja e Projektit Dita e Europës 2016, znj. Mona Xhexhaj gjatë fjalës së saj përshëndetëse theksoi synimin për të sjellë […]
EMA ka kënaqësinë të ndajë me ju Vlerësimin e Ballkanit Perëndimor për Indeksin e Politikave të Integrimit të Migrantëve (MIPEX) për vitin 2015. Kjo është hera e parë që Shqipëria është e përfshirë në vlerësimin e MIPEX, ndërsa ekipi EMA me bashkëpunimin e ekspertëve kombëtarë që punojnë në institucionet shtetërore ose OJQ të ndryshme plotësuan […]