Aktivitete

Forum Diskutimi – Masa sigurie, privatësi dhe mbrojtje në Shqipërinë e së nesërmes, 8 korrik 2025

Më 8 korrik 2025,  u mbajt forumi i radhës i diskutimit me fokus çështjet e Kapitujve 23 dhe 24, e organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA). Qëllimi i forumit ishte nxitja e  dialogut mbi sfidat dhe përparësitë në fushën e drejtësisë, të drejtave themelore dhe sigurisë, në përputhje me standardet e BE-së. Nën moderimin […]

Forum Diskutimi – Mundësitë dhe sfidat e zgjerimit në një Europë të shqetësuar, 21 qershor 2025, Berat

Më 21 qershor 2025, në Berat, Lëvizja Europiane në Shqipëri, në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike, organizoi një Forum Diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë, profesionistë dhe të rinj për të diskutuar mbi procesin e zgjerimit të BE-së, sfidat dhe mundësitë e tij, të ndikuara edhe nga ndryshimet gjeopolitike dhe pasiguritë e ardhura […]

Tryeza për Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore Progresi në reformën e drejtësisë: Roli i Shkollës së Magjistraturës dhe integritetit i gjyqësorit në kuadër të procesit të negociatave me BE-në, 20 qershor 2025

Reforma në drejtësi mbetet një gur themelor për procesin e negociatave me BE-në, ku integriteti i gjyqësorit dhe Shkolla e Magjistratës luajnë një rol vendimtar në përmbushjen e piketave të vendosura nga Komisioni Europian për vendin. Të premten, më 20 qershor 2025, u mbajt një sesion i Grupit të Punës për kapitullin 23 – Gjyqësori […]

Grupi i Punës për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik: Përmbushja e piketave të përkohshme përmbyllëse në kuadër të negociatave, 10 qershor 2025

Më 10 qershor 2025, u mbajt tryeza e radhës mbi Kapitullin 5 – Prokurimi Publik me fokus përmbushjen e piketave të përkohshme përmbyllëse të këtij kapitulli si dhe rekomandimet e raportit të monitorimit mbi zbatimin e parimeve të Reformës së Administratës Publike (RAP) në praktikat e prokurimit publik, në fushën e turizmit. Tryeza u organizua nga […]

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile: Procesi i integrimit europian në Shqipëri – mundësitë për përfshirje të shoqërisë civile dhe të rinjve në procesin e negociatave për politikat sociale, punësimin, arsimin, dhe rininë, Pogradec, 30 maj 2025

Më 30 maj 2025, në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak të Pogradecit, u zhvillua një workshop në kuadër të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri. okusi kryesor i aktivitetit ishte identifikimi i mundësive për përfshirjen e shoqërisë civile, aktivistëve dhe të rinjve që veprojnë në […]

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile: Procesi i integrimit europian në Shqipëri – mundësitë për përfshirje të shoqërisë civile dhe të rinjve në procesin e negociatave për politikat sociale, punësimin, arsimin, dhe rininë, Korçë, 29 maj 2025

Më 29 maj 2025, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane të Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, u zhvillua workshopi i dytë në kuadër të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, një nismë e Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Lëvizjes Europiane në Shqipëri. Fokusi kryesor i aktivitetit ishte […]

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile: Procesi i integrimit europian në Shqipëri – mundësitë për përfshirje të shoqërisë civile dhe të rinjve në procesin e negociatave për politikat sociale, punësimin, arsimin, dhe rininë, Elbasan, 28 maj 2025

Më 28 maj 2025, në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit, u zhvillua një workshop në kuadër të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, organizuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri. Fokusi kryesor i aktivitetit ishte identifikimi i mundësive për përfshirjen e shoqërisë civile, aktivistëve dhe të rinjve që veprojnë […]

Sesion Informues: Progresi i Themeloreve – Shoqëria Civile mat Reformat, 23 maj 2025

Në info-sesionin e radhës, organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri më 23 maj 2025 në Tiranë, u zhvillua një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve publike dhe akademisë. Gjatë takimit u prezantuan rezultatet e nxjerra nga detyrat e realizuara nga pjesëmarrësit e përfshirë në Modulet e Integruara për MEL, të zhvilluara në tre edicione […]

Tryeza për Kapitullin 24 – Rëndësia për edukimin e publikut për pastrimin e parave – Forcimi i bashkëpunimit me aktorët jo-shtetërorë, 21 maj 2025

U mbajt më 21 maj 2025 në Tiranë takimi i Grupit të Punës për Kapitullin 24, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në bashkëpunim me Agjencinë për Inteligjencën Financiare (AIF). Takimi kishte në fokus informimin mbi zbatimin e Strategjisë për Edukimin e Publikut ndaj Pastrimit të […]

Linja e Gjelbër – Trajnimi i parë për Ngritjen e Kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Konsumatorit, 14 maj 2025

Më datë 14 maj 2025, u zhvillua në ambientet e Europe House trajnimi i parë mbi mbrojtjen e konsumatorit, i organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në kuadër të projektit “Linja e Gjelbër për Mbrojtjen e Konsumatorit – Siguria ushqimore dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri nëpërmjet fuqizimit të […]