Në gjysmën e parë të 2020 (shkurt-prill) EMA zhvilloi studimin rreth Perspektivave Europianizuese të Shqipërisë, në bashkëpunim me ELIAMEP. 100 profesionistë nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Vlora dhe Gjirokastra, të fushave të ndryshme si administratë publike, shoqëri civile, universitet, media etj. ishin pjesëmarrës në këtë studim të organizuar nëpërmjet intervistave offline dhe online, ku u […]
Kjo broshurë informative është realizuar në kuadër të projektit “Dërgimi me Shërbim i Punonjësve të Europës Lindore” (EEPOW) i mbështetur nga Komisioni Europian dhe koordinuar nga Qendra Europiane për Politikat dhe Studimin e Mirëqenies Sociale në Austri, në partneritet me tre organizata nga vendet e BE-së (Gjermani, Itali, Slloveni) dhe katër organizata nga Vendet e […]
Qëllimi i kësaj nisme të financuar nga Programi i Ndihmës Direkte (DAP) nga Ambasada Australiane, është për të inkurajuar pjesëmarrjen e të rinjve në procesin e vendim-marrjes. Projekti do të kontribuojë në nxitjen e edukimit të tyre për rëndësinë e demokracisë pjesëmarrëse dhe sidomos atë të votuarit, duke kërkuar të rrisë njohuritë, të menduarit kritik […]
EMA i kushton një rol të veçantë dimensionit të informimit dhe ndërgjegjësimit, kryesisht të të rinjve, ku tanimë ka krijuar dhe një traditë në zbatimin e projekteve përmes të cilave targetohen të rinjtë dhe nevojat e tyre. Në vazhdimësi të angazhimeve dhe nismave që ajo ka ndërmarrë në këto 10 vite, me anë të mekanizmit […]
Ndërtimi i urave – Një kulturë e re bashkëpunimi mes institucioneve vendore dhe komuniteteve të tyre (2016-2017), një projekt i financuar nga National Endowment for Democracy, kërkon të sigurojë informacion të mjaftueshëm dhe të thjeshtëzuar mbi përparësitë, si dhe efektet e mundshme negative të Reformës Administrative Territoriale; të krijojë një dialog të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm ndërmjet […]
Në kuadër të projektit “Rinia si agjent i forcimit të demokracisë pjesëmarrëse dhe llogaridhënies institucionale në Bashkinë Shkodër” dhe si pjesë e grupit të punës të hartimit të Strategjisë Kombëtare të Rinisë, Lëvizja Europiane në bashkëpunim me Intelektualët e Rinj Shpresë, i ofrojnë të rinjve një informacion të përgjithshëm për funksionimin e lëvizshmërisë së të […]
EMA ka përgaitur postera dhe një fletëpalosje informues: “Përgatitja e të rinjve për tregun e sotëm të punës” mbështetur nga Olof Palme International Center.
Në kuadër të projektit “Rinia si agjent i forcim-it të demokracisë pjesëmarrëse dhe llogarid hënies institucionale në Bashkinë Shkodër”dhe zbatimit të metodologjisë “Vlerësimi i qeverisjes nga komuniteti”, Lëvizja Europiane në bashkëpunim me Intelektualët e Rinj Shpresë, Shkodër synojnë rritjen e përgjegjshmërisë institucionale të Bashkisë Shkodër, Zyrës së Punës dhe Drejtorisë Rajonale të Arsimit Profesional përkundrejt […]
Në kuadër të projektit ‘’Forcimi i demokracisë pjesëmarrëse dhe rritja e angazhimit të të rinjve në proceset elektorale në Shqipëri’’ mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED), EMA ka publikuar Broshurën “Guida e Votuesve të Rinj – Zgjedhjet e Përgjithshme 2013“ Kjo broshurë synon të vijë më pranë zgjedhësve në përgjithësi dhe votuesve të rinj […]
EMA ka kënaqësinë të ndajë me ju “Dëftesën e Progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian gjatë vitit 2011”, publikimi i të cilës vjen në kuadër të projektit të mbështetur nga Ambasada Britanike në Shqipëri “Shtjellimi i Procesit të Integrimit Europian”. Dëftesa e Progresit të Shqipërisë drejt Anëtarësimit në BE merr si pikënisje gjendjen […]