Dokument Politikash – Të hapësh portat: Fuqizimi i bashkëpunimit për parandalimin efektiv të krimit të organizuar, mars 2024

Ky dokument politikash njeh rëndësinë e sfidës së krimit të organizuar në Shqipëri dhe propozon rekomandime për të përmirësuar luftën kundër tij. Pavarësisht përpjekjeve për ta luftuar atë, krimi i organizuar vazhdon, duke kërkuar një qasje gjithëpërfshirëse. Dokumenti thekson rëndësinë e zbatimit të parimeve të Qeverisjes së Sektorit të Sigurisë, veçanërisht përgjegjshmërinë, transparencën dhe kontrollin demokratik, në mënyrë që të rivendoset besimi i publikut dhe të nxitet mbikëqyrja efektive e institucioneve të sigurisë. Ai trajton sfidat brenda kuadrit strategjik të Shqipërisë, të tilla si angazhimi i kufizuar i shoqërisë civile dhe mekanizmat e financimit, dhe nënvizon rëndësinë e përfshirjes së grupeve vulnerabël në strategjitë parandaluese. Në përfundim, autori Romario Shehu thekson nevojën urgjente për të adresuar boshllëqet dhe sfidat në mënyrë që të rriten përpjekjet për të parandaluar krimin e organizuar, duke avokuar për reformat e qeverisjes, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve të sigurisë dhe mekanizmat e dedikuar financimi për të mobilizuar në mënyrë efektive palët e interesuara dhe për të zbutur ndikimin e përhapur të krimit të organizuar në Shqipëri.

Ky material është prodhuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes Europiane në Shqipëri dhe autorëve, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Projekti “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen financiaretë Bashkimit Evropian – IPA Civil Society Facility and Media 2021, në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë (CTFI)

Dokument Politikash – Të hapësh portat: Fuqizimi i bashkëpunimit për parandalimin e efektiv të krimit të organizuar, mars 2024