Indeksi i Politikave të Integrimit të Migrantëve 2020 – Raporti për Shqipërinë, nëntor 2020

Ky raport është publikuar nga grupi MIPEX bazuar në informacionet dhe të dhënat e ofruara nga studiuesit e Lëvizjes Europiane në Shqipëri, si partnerët shqiptarë të Indeksit të Politikave të Integrimit të Migrantëve.

MIPEX2020 është një instrument unik i cili merret me politikat integruese të migrantëve në 52 vende në të 5 kontinentet duke përfshirë shtetet europiane, Mbretërinë e Bashkuar dhe tre vende nga Ballkani Perëndimor (Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë).

Raporti nxjerr në pah se politikat integruese të Shqipërisë janë përmirësuar me 1 pikë në 2019. Imigrantët përballen me më shumë pengesa se mundësi për integrimin social në Shqipëri që vlerësohet me 42 pikë nga shkalla me 100 pikë e MIPEX-it. I njëjti raport e klasifikon qasjen e Shqipërisë si “Barazi në letra” që nënkupton se Shqipëria mundohet tu garantojë imigrantëve të drejtat themelore dhe mbrojtjen, por ata nuk gëzojnë mundësi të barabarta për të qenë pjesë e shoqërisë. Pozicioni i Shqipërisë është i ngjashëm me atë të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

MIPEX vlerëson politikat që promovojnë integrimin e migrantëve në shoqëri të ndryshme. Treguesit që përfshihen në këtë raport krijojnë një panoramë shumë-dimensionale të mundësive të migrantëve për të marrë pjesë në shoqëri bazuar në 8 fusha: tregu i punës; edukimi; bashkimi familjar; pjesëmarrja politike;  qëndrimi i përhershëm; marrja e shtetësisë; antidiskriminimi dhe shëndeti. Indeksi është një mjet i rëndësishëm për të krahasuar dhe vlerësuar punën që bëjnë qeveritë për të promovuar integrimin e migrantëve në vendet që analizohen.

MIPEX 2020 – Raporti për Shqipërinë (Angl)

Gjeni më shumë në:  https://mipex.eu/albania

***

MIPEX 2020 është i lidhur me projektin CrossMigration i cili financohet nga programi kërkues dhe invovativ Horizon 2020 i BE-së sipas marrëveshjes së grantit Areas (2017) 5627812–770121