Aktivitete

Modulet e Integruara MEL – Kuadri Teorik i Monitorimit dhe Vlerësimit të Politikave Publike me fokus reformat në shtetin e së drejtës, Edicioni III, 10 prill 2025

 Më 10 prill 2025, u zhvillua moduli i parë i edicionit të tretë të Moduleve të Integruara për MEL – Monitorimi dhe Vlerësimi i Politikave të Shtetit të së Drejtës. Ky Modul shërbeu për pjesëmarrësit si një hapësirë për të ndarë eksperiencat dhe fushat e tyre të interesit, si dhe pritshmëritë e tyre ndaj këtij […]

Sesion Informues – Shoqëria Civile në Veprim: Monitorimi i Reformave Themelore në kuadër të integrimit europian, 04 Prill 2025

Në Info Sesionin e radhës, organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në Tiranë, më 4 prill 2025 fokusi i takimit që bëri bashkë aktorë të shoqërisë civile, ekspertë të fushës dhe profesionistë të ligjit dhe përfaqëesues të komunitetit akademik fokusi u përqendruar te roli që duhet të luaj shoqëria civile për të monitoruar reformat […]

Modulet e Integruara MEL – Analiza dhe Raportimi i Rezultateve të Monitorim-Vlerësimit, Edicioni II, 11 mars 2025

Më 11 mars 2025, u zhvillua Moduli i tretë i Edicionit të dytë të Programit të Moduleve të Integruara MEL, si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të forcuar politikat për Shtetin e së Drejtës në Shqipëri. Ky sesion i kushtoi një vëmendje të veçantë mënyrave efektive të analizimit dhe raportimit të gjetjeve dhe […]

Tryeza për Kapitullin 23 – Angazhimi dhe Koordinimi Institucional dhe Kontributi i Shoqërisë Civile në kuadër të negociatave për Kapitullin 23, 06 mars 2025

Tryeza e radhës mbi Kapitullin 23 ofroi një vështrim të thelluar mbi zhvillimet e fundit dhe progresin e deritanishëm të negociatave dhe angazhimin që vazhdon për hartimin e Raportit të dytë të Sundimit të Ligjit. Takimi, si pjesë e Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian (PPIE) dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian (NCEI), u organizua […]

Politika e migracionit në dritën e bashkëpunimit europian: Ekuilibër ndërmjet lëvizjeve migratore dhe integrimit? 26 shkurt 2025

Ky aktivitet pati si synim diskutimin e politikave të migracionit në Shqipëri si pjesë e përpjekjeve drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, dhe veçanërisht në kuadër të Kapitullit 24 “Drejtësia, Liria, Siguria” me fokus të veçantë politikat e migracionit të rregullt dhe të parregullt, organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim më Kolegjin Universitar Bedër.  Dr. Ada […]

Modulet e Integruara MEL – Hartimi i Monitorimit dhe Vlerësimit të Politikave, 25 shkurt 2025

Më 25 shkurt 2025 moduli i dyte “Hartimi i Monitorimit dhe Vlerësimit të Politikave” nga modulet e integruara MEL u mbajt nga Mimoza Agolli, eskperte për MEL. Ky modul pati një kombinim të anës teorike dhe asaj praktike dhe bashkëvepruese, kupjesëmarrësit të ndarë në grupe pune u inkurajuan të punonin së bashku mbi temën e […]

Aktiviteti Hapës – Linja e Gjelbër për mbrojtjen e konsumatorit, 12 shkurt 2025

Qendra Alert në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA) mbajtën Aktivitetin Hapës më datë 12 shkurt 2025, pranë mjediseve të Tirana International Hotel, në kuadër të projektit “Linja e gjelbër për mbrojtjen e konsumatorit – Siguria ushqimore dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri nëpërmjet fuqizimit të OSHC-ve lokale”, financuar […]

Modulet e Integruara MEL – Kuadri Teorik i Monitorimit dhe Vlerësimit të Politikave Publike me fokus reformat në shtetin e së drejtës, Edicioni II, 11 shkurt 2025

Më 11 shkurt 2025, u zhvillua moduli i parë i edicionit të dytë të Moduleve të Integruara për MEL – Monitorimi dhe Vlerësimi i Politikave të Shtetit të së Drejtës, ku u trajtua kuadri teorik i monitorimit dhe vlerësimit të politikave publike, me fokus të veçantë në reformat në shtetin e së drejtës. Lektorja Mimoza […]

Panel Diskutimi – Kapërcimi i Sfidave në Rrugën e Zgjerimit të BE-së, 06 shkurt 2025, Bruksel

Më 6 shkurt 2025, në  Parlamentin Europian në Bruksel, u organizua një panel diskutimi organizuar nga Lëvizja Europiane Ndërkombëtare, Lëvizja Europiane në Shqipëri dhe Lëvizja Europiane në Serbi. Eventi u fokusua te prioritetet dhe sfidat për valën e ardhshme të zgjerimit të BE-së, me një vëmendje të veçantë tek Shqipëria dhe Serbia. Rreth 100 përfaqësues […]

Takime Avokuese në Bruksel për Shoqërinë Civile, 5 – 6 shkurt 2025

Gjatë një vizite dy-ditore në Bruksel (5-6 shkurt 2025), EMA, së bashku me kolegë dhe partnerë nga shoqëria civile, zhvilloi një sërë takimesh me institucione dhe bashkëpunëtorë me interes në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si me: Misionin e Përhershëm të Shqipërisënë BE, me përfaqësues të institucioneve kryesore të Bashkimit Europian dhe […]