Author Archive

Grupi i Punës për Kapitullin 12 “Forcimi i kuadrit rregullator për kontrollet zyrtare dhe kategorizimin e subjekteve në Shqipëri në kuadër të procesit të negociatave”, 28 prill 2026

Tryeza për Kapitullin 12 – Politikat e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, pati si tematika kryesore diskutimin e projektligjit për kontrollet zyrtare, kategorizimi i subjekteve në plotësimin e standardeve të BE-së dhe ligji për shëndetin e mirëqenien e kafshëve. Kjo tryezë u organizua në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian (PPIE) […]

News24 – Integrimi në BE, Gjipali: Shqipëria rrezikon fondet e Planit të Rritjes nëse nuk përmbush reformat, 21 prill 2026

Në emisionin në News24, Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), theksoi se Shqipëria ka bërë progres të shpejtë në fushën e sigurisë ushqimore. Ai sqaroi se zbatimi i standardeve europiane është kryesisht përgjegjësi e operatorëve privatë, pasi ata mbulojnë pjesën më të madhe të aktivitetit në këtë sektor. Sipas tij, sfida […]

Vizitë Studimore “Funksionimi në praktikë i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) dhe roli i tij në garantimin e sigurisë ushqimore”, 21 prill 2026

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në bashkëpunim me Insitutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë dhe Qendrën ALERT, organizuan një vizitë studimore në mjediset e ISUV-it, me qëllim njohjen nga afër me veprimtarinë e institutit dhe funksionimin e pesë departamenteve përbërëse të tij. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, ekspertë të […]

A2 CNN – Rruga drejt anëtarësimit, e ftuar Nirvana Deliu, 17 prill 2026

E ftuar në A2 CNN, Drejtorja e Projekteve pranë Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), shpjegoi se Komisioni Europian ka dhënë vazhdimisht një vlerësim relativisht pozitiv për progresin e Shqipërisë, sidomos për kapitujt themelorë 23 dhe 24. Ajo thekson se kriteret e ndërmjetme për këto dy kapituj janë përmbushur në një masë të konsiderueshme, megjithëse ende […]

Sesion informimi mbi udhëzuesit për monitorimin e reformave të shtetit të së drejtës në kuadër të procesit të integrimit europian dhe përfshirja e shoqërisë civile, 2 prill 2026

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), zhvilloi më datë 2 prill 2026 një sesion informimi për prezantimin e Udhëzuesve të monitorimit të reformave të shtetit të së drejtës, konkretisht për Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria, Siguria, dhe për Reformën e Administratës Publike – Kriteri Politik. Të ftuar ishin hartuesit e këtyre udhëzuesve, dhe përfaqësues të tjerë […]

Syri TV – A u mbyll skenari për anëtarsimin në BE? Gjipali: Do të ishte zgjidhje e vështirë, 25 mars 2026

I ftuar në Syri TV, eksperti i integrimit dhe Drejtori i Lëvizjes Europiane në  Shqipëri (EMA), Z.Gledis Gjipali, komentoi propozimin e përbashkët të bërë nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Aleksandër Vucic, për integrimin e përshpejtuar pa fituar të drejtën e votës, ku Komisionerja Marta Kos e hodhi poshtë këtë propozim. Z.Gjipali theksoi se ky […]

MCN – Integrimi, Deliu: Nuk bëhet pa drejtësi eficiente dhe institucione të konsoliduara, 18 mars 2026

E ftuar në MCN, ekspertja e integrimit znj.Nirvana Deliu, shpjegoi rëndësinë e raportit IBAR (Interim Benchmark Assessment Report), i cili lidhet me vlerësimin e Kapitujve 23 dhe 24 ku përfshihen  gjyqësori, të drejtat themelore, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar,  migracionin, azilin, në të cilat nuk ka pasur kritere përmbyllëse, siç ka pasur […]

Grupi i punës për Kapitullin 5 – Situata e Kapitullit 5 në procesin e negociatave: Përmbushja e piketave mbyllëse, 27 shkurt 2026

Agjencia e Prokurimit Publik dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) organizuan një tryezë diskutimi e cila u fokusua kryesisht në gjendjen aktuale të progresit të Kapitullit 5 – Prokurimi Publik, përmbushjen e piketave të përkohshme përmbyllëse, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit […]

MCN – Gjipali: Rreziku i rikthimit të grupkapitujve në pikën zero, shumë i largët për Shqipërinë, 11 shkurt 2026

I ftuar në MCN, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA) dhe eksperti i integrimit europian, Z.Gledis Gjpali, komentoi takimin e Kryeministrit Rama me Presidentin e Këshillit Europian, António Costa, ku theksoi se ky takim ishte informal dhe pa konferencë për shtypin, për këtë arsye ka mungesë informacioni. Gjipali shpjegoi metodologjinë e re dhe […]

Grupi i Punës për Kapitullin 12 – Ecuria e adresimit të rekomandimeve të Raportit të Komisionit Europian 2025 sa i përket fushës së sigurisë ushqimore dhe sfidat sa i përket plotësimit të angazhimeve në kuadër të procesit të negociatave në Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia, Kohezioni”

Siguria ushqimore ishte në fokus të tryezës së diskutimit dhe këshillimit të mbajtur nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE), si një tematikë e rëndësishme me ndikim në shëndetin, ekonominë dhe besimin publik, dhe veçanërisht në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke qenë se […]