I ftuar në një intervistë televizive për “Ora News”, z. Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), trajtoi disa çështje të lidhura ngushtë me procesin e integrimit europian. Në qendër të intervistës ishte përmbushja e kritereve, ku sipas tij ndonëse përafrimi formal i ligjeve po ecën në rrugë të drejtë, sfida kryesore […]
Ky manual synon të sjellë më pranë studentëve, si dhe të profesionistëve të ndryshëm një njohje të strukturuar me kuadrin dhe mekanizmat europianë të parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit. Fillimisht, manuali trajton shkurtimisht kuptimin e korrupsionit dhe formave të tij, nga konflikti i interesit, përvetësimi dhe zhvatja, te klientelizmi, patronazhi dhe ndikimi i paligjshëm, të […]
Në një intervistë për Top News, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), Gledis Gjipali, parashtoi piketat mbi konferencën e nëntë ndërqeveriare duke e cilësuar mbylljen e përkohshme të tre kapitujve të parë si një mesazh politik i qartë nga BE-ja, që dëshmon qasjen pozitive të unionit për të çuar përpara procesin e integrimit. […]
I ftuar në nje intervistë televizive në Report TV, z.Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), foli mbi çështjen e mbylljes së Kapitujve 25, 26 dhe 30, duke i cilësuar këto si relativisht më të lehtët për t’u mbyllur . Në një analizë të detajuar mbi kapitujt në fjalë dhe ecurisë së […]
Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, theksoi rëndësinë e organizimit të tryezave konsultative mbi zbatimin e legjislacionit europian në fushën e shërbimeve dixhitale, duke nënvizuar se kjo është një fushë që prek një numër të madh aktorësh dhe institucionesh. Ai vuri në dukje se, krahas detyrimeve që do të burojnë nga legjislacioni […]
Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) më 29 qershor organizoi një sesion informues në kuadër të përpjekjeve për të nxitur debatin profesional dhe shkëmbimin e informacionit mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Aktiviteti mblodhi së bashku autorë të Revistës Juridike Shqiptare (ALJ), përfaqësues të institucioneve publike, shoqërisë civile, botës akademike, profesionistë të drejtësisë dhe aktorë […]
Tryeza e diskutimit e organizuar në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian – Kapitulli 24 (Drejtësia, Liria, Siguria), iu kushtua promovimit të kërkimit shkencor dhe forcimit të kurrikulave universitare në fushën e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Aktiviteti mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve publike, botës akademike, organizatave të shoqërisë civile dhe […]
Më datë 19 qershor 2026, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) zhvilloi Konferencën e Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2026, e cila iu kushtua tematikave kryesore që lidhen me Kapitullin 23 dhe Kapitullin 24 të procesit të negociatave për anëtarësimin në BE. Njëkohësisht, kjo konferencë shërbeu gjithashtu si një mundësi për të prezantuar rezultatet, arritjet dhe […]
Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në bashkëpunim me Agjencinë e Prokurimit Publik, organizoi më 18 qershor 2026 një Tryezë Diskutimi dhe Këshillimi për Kapitullin 5 – Prokurimi Publik, me fokus mbi përmbushjen e piketave përmbyllëse të këtij kapitulli, gjendjen aktuale të procesit, si dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në sistemin e prokurimit publik. Aktiviteti u […]
Pas miratimit të IBAR për Kapitujt 23 dhe 24, puna po vazhdon në mënyrë të qëndrueshme dhe intensive për përmbushjen e Kritereve Përmbyllëse për Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, duke mbajtur në vëmendje ato çështje që mbeten më sfiduese dhe që kërkojnë përfshirje më të gjerë të grupeve të interesit. Në këtë […]