Author Archive

Raport Monitorimi: Monitorimi i reformës në administratën publike (RAP) – Zhvillimi dhe Koordinimi i Praktikave në Zhvillimin Rajonal, korrik 2022 

Raporti analizon zhvillimin e politikave dhe procesin e koordinimit për politikat e zhvillimit rajonal dhe kohezionit në Shqipëri. Ekzistojnë dy institucione përgjegjëse për politikat e ZhRK-së në Shqipëri: Kryeministria (specifikisht Zyra e zv. Kryeministrit) dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FShZh), një institucion i themeluar në 1993. Për të vlerësuar kriteret e Zhvillimit dhe Koordinimit të […]

Nirvana Deliu/ EMA flet për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Nirvana Deliu, Hulumtuese Politikash/EMA,  ishte e ftuar në disa media për të folur mbi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo u shpreh se mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare është momenti i hapjes zyrtare së negociatave dhe se tani fillon puna për harmonizimin e legjislacionit tonë me legjislacionin e Bashkimit Europian. […]

Gledis Gjipali/ EMA: Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në media te ndryshme për të folur për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Gjipali u shpreh se hapja zyrtare e negociatave është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm në aspektin teknik, por edhe politik. Shqipëria tashmë pret të dijë kapitujt e parë që do […]

Konventa për Integrimin Europian 2021-2023, Grupi i Punës I: “GDPR dhe zbatimi i saj – efektet në legjislacionin kombëtar dhe kuadrin institucional”, 08 korrik 2022

Në datë 08 korrik 2022 u mbajt tryeza e diskutimit mbi  ligjin e mbrojtjen e të dhënave personale. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian, Tryeza për Kapitullin 23 dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2021-2023 organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri. Në këtë aktivitet morën pjesë […]

Konventa për Integrimin Europian 2021-2023, Grupi i Punës II: “Pastrimi i parave përmes veprave të artit dhe kërkesat e vendosura për Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar”, 30 qershor 2022

Në datë 30 qershor 2022 u mbajt tryeza e diskutimit mbi pastrimin e parave përmes veprave të artit dhe kërkesat e vendosura për Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian, Tryeza për Kapitullin 24 dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2021-2023 organizuar […]

Factsheet mbi Kapitujt 1,3,20 dhe 28 të Acquis së BE, qershor 2022

Ky factsheet i realizuar nga EMA sjell informacion të qartë e të plotë mbi katër kapitujt e Acquis së BE që në kuadër të negociatave koordinohen nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë: Kapitulli 1, 3, 20 dhe 28. Materiali sqaron në mënyrë të thjeshtë fushat e politikave që përfshijnë këto kapituj, nivelin e përgatitjes dhe […]

SANECA – Tryezë diskutimi: Strategjitë për zhvillimin e biznesit dhe politikave industriale – risitë në lidhje me inovacionin, sipërmarrjen dhe mbështetjen financiare, 21 qershor 2022

Në datë 21 qershor 2022 u mbajt tryeza e diskutimit mbi strategjitë për zhvillimin e biznesit dhe politikave industriale – risitë në lidhje me inovacionin, sipërmarrjen dhe mbështetjen financiare. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit SANECA – Komponenti i përfshirjes së shoqërisë civile, organizuar nga GIZ dhe European Movement Albania (EMA). Në këtë […]

Dokument Politikash: Procesi i konsultimit në Shqipëri në kuadër të integrimit europian – roli i shoqërisë civile, qershor 2022

Vitet 2020 dhe 2021 ishin vite të vështira për sektorin e shoqërisë civile, ashtu siç ishin edhe për të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë dhe shoqërisë, për shkak të pasojave dhe kufizimeve të pandemisë Covid-19. Mirëpo edhe nën këto kufizime, qoftë fizike apo financiare, ky sektor bëri të gjitha përpjekjet e nevojshme për të […]

Konventa për Integrimin Europian 2021-2023, Grupi i Punës V, Sesioni 1: Mjedisi i biznesit në Shqipëri – përditësimi i legjislacioni shqiptar dhe harmonizimi me Acquis e BE-së (Kapitulli 20), 17 qershor 2022

Në datë 17 qershor 2022 u mbajt Sesioni 1 i Grupit të Punës V – Tregtia dhe Çështjet Ekonomike për mjedisin e biznesit në Shqipëri, përditësimin e legjislacionit shqiptar dhe harmonizimin me Acquis e BE-së (Kapitulli 20). Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2021-2023 nga EMA dhe Këshilli Kombëtar […]

SANECA – Tryezë Diskutimit: Njohja e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale – implikimet e Direktivës 2005/36/KE dhe procesi i harmonizimit, 15 qershor 2022

Më datë 15 qershor 2022, u zhvillua një tryezë diskutimi me temë ‘’Njohja e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale – implikimet e Direktivës 2005/36/KE dhe procesi i harmonizimit’’. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Projektit SANECA, organizuar nga GIZ dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me EMA. Pjesë e kësaj tryeze diskutimi ishin jo […]