Author Archive

Konventa për Integrimin Europian 2021-2023, Grupi i Punës V: Standardet për prodhimin e ushqimit tradicional dhe artizanal – përvoja sllovake (Kapitulli 1), 28 tetor 2022, Pogradec

Të premten më datë 28 tetor 2022, u zhvillua në Pogradec sesioni i dytë për Grupin e Punës V (Çështjet e Tregtisë dhe Ekonomisë) me temë “Standardet për prodhimin e ushqimit tradicional dhe artizanal – përvoja sllovake (fokus në Kapitullin 1)”. Ky takim u mbajt në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, që zbatohet […]

Drejtori Ekzekutiv i EMA/Gledis Gjipali komenton vizitën e Presidentes së KE-së në Shqipëri

Më  29 tetor 2022, Drejtori Ekzekutiv i EMA/Gledis Gjipali ishte i ftuar në RTSH për të folur rreth vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Shqipëri. Ai theksoi se kjo vizitë tregon mbështetjen e BE-së për Shqipërinë dhe konfirmon se politika e jashtme e vendit tonë është në koherencë me atë të […]

Konventa për Integrimin Europian 2021-2023, Grupi i Punës III, sesioni 2: Bujqësia organike (Kapitulli 11,12 dhe 28) datë 26 tetor 2022, Sarandë

Më 26 tetor 2022, Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me Slovak Foreign Policy Association, me kontributin e Këshillit të Agrobiznesit në Shqipëri (KASH) dhe me mbështetjen financiare të SlovakAid organizuan në Sarandë sesionin e dytë të Grupit të Punës III (Zhvillimi Rural dhe Mbrojtja e Konsumatorit). Ky aktivitet u mbajt në kuadër të Konventës […]

Dëftesa e Progresit dhe Nivelit të Përgatitjes së Shqipërisë drejt Anëtarësimit në BE, tetor 2022

Komisioni Europian (KE) monitoron progresin dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë në përmbushjen e kërkesave të anëtarësimit mbi një bazë vjetore. Vendi po punon për transpozimin e Acquis sipas Planit Kombëtar të Integrimit Europian (PKIE) i cili shërben si mjet për plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA).  Kjo Dëftesë mbi Progresin […]

Drejtori Ekzekutiv i EMA/Gledis Gjipali komenton Raportin e KE për Shqipërinë 2022

Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali gjatë muajit tetor ishte i ftuar në disa platforma mediatike për të komentuar Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë 2022. Ai u shpreh se ky dokument bën vlerësimin e përgatitjes dhe progresit për çdo kapitull duke nxjerrë në pah problematikat dhe prioritetet kyçe. Gjipali tha se mund të vëmë […]

Moduli 7 “Mbrojtja e konsumatorëve në epokën dixhitale- shërbimet online”, Shkolla për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian

Në datat 7 dhe 8 tetor 2022 u zhvillua Moduli 7 i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian. Projekti po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike dhe Qendrën Alert, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të fondeve IPA 2017. Ky modul u zhvillua mbi […]

“Europianizimi i Politikave Publike në Shqipëri”- forume dhe sesione informimi

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në kuadër të programit Erasmus+ të BE-së Jean Monnet- Qendra e Ekselencës “Europianizimi i Politikave Publike në Shqipëri” (ERASMUS-JMO-2021-HEI-TCH-RSCH) ka organizuar disa forume dhe info-sesione me profesionistë të rinj nga sektorë të ndryshëm për të diskutuar  mbi procesin e integrimit europian, për t’i fuqizuar ata të ndikojnë politikat në nivel lokal dhe […]

EMA në media-Çfarë është Komuniteti Politik Europian?

Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në media të ndryshme për të komentuar Komunitetin Politik Europian. Vendet e Bashkimit Europian si dhe vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor, dikutojnë në Pragë propozimin francez mbi Komunitetin Politik Europian, një ide e propozuar fillimisht nga Emmanuel Macron dhe e mbështetur nga Brukseli. Gjipali u shpreh […]

Gjipali/ Syri TV-Amnistia Fiskale, 29 shtator 2022

Më 29 shtator 2022, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane ishte i ftuar në Syri TV për të folur mbi amnistinë fiskale, pas shqetësimeve të BE-së për këtë projektligj. Gjipali u shpreh se ekspertët janë të përfshirë në hartimin e tij dhe se fundi i procesit do tregojë nëse ka qenë tërësisht i konsultuar apo do […]

Moduli 6 “Transporti dhe të Drejtat e Pasagjerëve”, Shkolla për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, 16 – 17 shtator 2022

Në datat 16 dhe 17 shtatot 2022 u zhvillua Moduli VI “Transporti dhe të Drejtat e Pasagjerëve” i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, komponent i projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit”. Projekti po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve […]