Author Archive

Gjipali në Klan News: Mbyllet “Ballkani i Hapur”?, 3 korrik 2023

Më 3 korrik 2023, Gledis Gjipali-Drejtor Ekzekutiv i Ema ishte i ftuar në Klan News për të biseduar mbi masat e përkohshme ndëshkuese me efekt politik dhe ekonomik që Bashkimi Europian ka marrë për Kosovën deri atëherë kur situata të vlerësohet e shtensionuar. Në vlerësimin e Gjipalit, zgjidhja e situatës ofrohet nëpërmjet një dialogu më të […]

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri: Mundësitë për mbështetje dhe grante nga BE për Shoqërinë Civile, 23 Qershor 2023, Shkodra

Më 23 qershor 2023, EMA organizoi një Workshop me temë “Mundësitë për mbështetje dhe grante nga BE për Shoqërinë Civile”, në kuadër të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, mbështetur nga Bashkimi Europian dhe që zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri dhe Qendrën Shqiptare […]

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri: Hapja e bisedimeve për anëtarësim me BE- përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile në strukturat kryesore dhe fazat e procesit të negociatave, 02 qershor 2023, Tiranë

Më datë 2 qershor 2023, pranë Shtëpisë së Europës në Tiranë, u zhvillua një workshop që kishte si synim angazhimin e aktorëve të shoqërisë civile në strukturat kryesore dhe fazat e procesit të negociatave në kuadër të Qendrës Burimore për Shoqërinë Civile e cila po implementohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në bashkëpunim […]

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri: Hapja e bisedimeve për anëtarësim me BE- përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile në strukturat kryesore dhe fazat e procesit të negociatave, 16 maj 2023, Vlorë

Më 16 maj 2023, EMA organizoi në Vlorë një workshop me temë “Hapja e bisedimeve për anëtarësim me BE- përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile në strukturat kryesore dhe fazat e procesit të negociatave”, në kuadër të Qendrës Burimore për Shoqërinë Civile  e cila po implementohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në bashkëpunim […]

Gjipali në Vizion Plus: Analizë e procesit zgjedhor; 15 Maj 2023

Gledis Gjipali/Drejtor Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në Vizion Plus për të folur rreth procesit zgjedhor për drejtimin e bashkive të Shqipërisë. Ai u shpreh se ka pasur disa incidente teknike, por në përgjithësi procesi është kryer me sukses pasi aktet proceduriale dhe ligjore kanë shkuar mirë. I pyetur rreth rastit të Himarës, Gjipali […]

Dita e Europës/Panorama TV- 9 maj 2023

Në Ditën e Europës (9 maj), Gledis Gjipali/Drejtor Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në Panorama TV për të komentuar procesin e negociatave dhe ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Për sa i përket reformave që Shqipëria është angazhuar për të realizuar nga ana e legjjslacionit dhe zbatimit të tij ka nevojë për më […]

Eksperti Gjipali në Report Tv: Ka konsensus politik në BE për luftë kundër korrupsionit

Më 5 maj, Gledis Gjipali/Drejtor Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në Report Tv për të folur për një paketë të re ligjore të Komisionit Europian që synon të forcojë masat për ndëshkimin e personave të përfshirë në korrupsion në 27 vendet anëtare. Ai foli për rëndësinë e kësaj pakete e cila sjell një ndërgjegjësim […]

Konventa 2021-2023 (Grupi i Punës I: Kapitulli 24) Nevoja për miratimin e një Strategjie Kombëtare për Mbrojtjen/Të Drejtat e Viktimave të Krimit, 30 mars 2023

Më datë 30 mars 2023, Lëvizja Europiane në  Shqipëri (EMA) dhe Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Slovak Foreign Policy Association, me mbështetjen financiare të SlovakAid, zhvilluan, sesionin e radhës të Grupit të Punës I (Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe Të Drejtat Themelore”) në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2021- 2023. Aktiviteti nisi me […]

Sesioni Plenar i Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2021-2023, 24 mars 2023

European Movement Albania  (EMA) dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE), në bashkëpunim me Slovak Foreign Policy Association, me mbështetjen financiare të SlovakAid, organizuan Sesionin Plenar të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2021- 2023. Aktiviteti u organizua në dy pjesë dhe në panelin e parë përshëndeti znj.Jorida Tabaku, Kryetare e KKIE, znj. Etilda Gjonaj, Nënkryetare […]

Gjyqi Simulues i GJED 2023 – Të drejtat e migrantëve dhe refugjatëve, 24 mars 2023

U zhvillua të premten më  datë 24 mars 2023, Gjyqi Simulues i Gjykatës Europiane të Bashkimit Europian (e njohur GJED) me fokus të drejtat e migrantëve dhe refugjatëve në Bashkimin Europian, i organizuar nga EMA në bashkëpunim me Kolegjin Universitar Bedër. Qëllimi i këtij gjyqi simulues ishte rritja e njohurive teorike dhe praktike të pjesëmarrësve […]