Author Archive

Grupi i Punës për Kapitullin 24 – Drejtësi, Liri, Siguri – Udhërrëfyesi për Shtetin e së Drejtës dhe hapat e mëtejshëm pas çeljes së Grupimit 1: Themeloret, 7 dhjetor 2023

U zhvillua në Tiranë, më 7 dhjetor 2023 Tryeza për Grupin e Punës për Kapitullin 24 në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian dhe Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian, nga Lëvizja Europiane në Shqipëri dhe Ministria e Brendshme e Shqipërisë. Me pjesëmarrjen e aktorëve të shoqërisë civile, ekspertëve të përfshirë në çështjet e […]

Vizion Plus – Greqia, veto për negociatat?! Mediat greke: Athina mund të bllokojë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare, 13 nëntor 2023

Gledis Gjipali ishte i ftuar në Vizion Plus për të komentuar çështjen e Greqisë në lidhje me veton ndaj Shqipërisë dhe bllokimin e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare. Gjipali u shpreh se teorikisht Greqia mundet që të aplikojë veton ndaj Shqipërisë porpasi vendimi që duhet të merret nga ana e BE është unanim, pra të gjitha […]

EuroNews: Mirë, keq dhe mjaftueshëm! Si u shfaq Shqipëria në progres-raportin e BE-së, 9 nëntor 2023

 Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMA dhe ekspert i integrimit europian ishte i ftuar në Euronews për të folur në lidhje me rezultatet e raportit të publikuar së fundi nga Komisioni Europian në lidhje me paketën e zgjerimit dhe progresin respektiv të harmonizimit të legjislacionit për vendet që aderojnë të hyjnë në BE. Ai u […]

Gjipali: Raporti përmban edhe vlerësime pozitive, Shqipëria mund të vijojë rrugën drejt BE-së, 8 nëntor 2023

Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvisjes Europiane në Shqipëri dhe ekspert i integrimit ishte i ftuar në media të ndryshme për të komentuar në lidhje me raportin e publikuar së fundi nga Komisioni Europian në lidhje me pakon e zgjerimit dhe progresin respektiv të vendeve që duan të bëhen pjesë e BE-së. Gjipali u shpreh […]

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri: Mundësitë për përfshirje të shoqërisë civile në procesin e negociatave për arsimin, shkencën dhe rininë, 24 tetor 2023 Elbasan

U zhvillua më 24 tetor 2023, në Elbasan workshopi në kuadër të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Workshopi bëri bashkë stafin akademik të universitetit, studentë, të rinj aktivistë dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile për të diskutuar […]

Ora News, Gjipali: Qëndrimet e Shqipërisë në lidhje me Kosovën shihen me lupë zmadhimi, duhet politikë më e qetë nga Tirana, 17 tetor 2023

Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri ishte i ftuar më 17 tetor 2023 në Ora News për të komentuar çështjen e liberalizimit të vizave të Kosovës. Gjipali u shpreh se ndodh shpesh që qëndrimet që mban shteti shqiptar jo vetëm në lidhje me vizat por me çdo çështje të lidhur me Kosovën […]

Deliu: Procesi i Berlinit përshpejton rrugën drejt BE-së, viti 2030 duhet parë si objektiv, 16 tetor 2023

Nirvana Deliu, hulumtuese e politikave të BE-së pranë EMA ishte e ftuar më 16 Tetor 2023 në media për të folur në lidhje me Procesin e Berlinit dhe samitin në kuadër të këtij procesi i cili u zhvillua në të njëjtën ditë në Tiranë. Deliu foli për rëndësinë e këtij procesi në kuadër të integrimit […]

Ora News – Të gjithë sytë tek Kosova, Deliu: Kalimi i procesit varet nga vullneti i dy palëve, 5 tetor 2023

Nirvana Deliu, Eksperte dhe Hulumtuese e politikave të Bashkimit Europian ishte e ftuar më datë 5 Tetor 2023 në Ora News për të folur në lidhje me Samitin e Procesit të Berlinit, si dhe për të komentuar çështjen e Kosovës dhe qëndrimin e BE-së në lidhje me të. Deliu u shpreh se në fokus të […]

MCN TV – Udhërrëfyesi për Shtetin e të Drejtës, Gjipali: Dokument kyç për negociatat , 04 tetor 2023

Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar më 4 Tetor 2023 në MCN TV për të folur në lidhje me miratimin e Udhërrëfyesit për Shtetin e së Drejtës. Ky udhërrëfyes është një dokument politik dhe strategjik që paraqet masat kryesore që parashikohen të merren në kuadër të raportit të shqyrtimit (screening ) nga […]

Çështjet e shtetit të së drejtës në kuadër të Integrimit Europian nën lupën e kërkuesve shqiptarë, 29 shtator 2023

Më datë 29 shtator 2023 Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) organizoi forumin me temë “Çështjet e Shtetit të së Drejtës në kuadër të Integrimit Europian nën lupën e Kërkuesve shqiptarë”. Forumi bëri bashkë autorë të EuroSpeak të cilët kanë kontribuar me artikuj analitikë në kuadër të thirrjes për artikuj të shpallur nga EMA në kuadër […]