Author Archive

Gjyqi Simulues i GJED 2023 – Të drejtat e migrantëve dhe refugjatëve, 24 mars 2023

U zhvillua të premten më  datë 24 mars 2023, Gjyqi Simulues i Gjykatës Europiane të Bashkimit Europian (e njohur GJED) me fokus të drejtat e migrantëve dhe refugjatëve në Bashkimin Europian, i organizuar nga EMA në bashkëpunim me Kolegjin Universitar Bedër. Qëllimi i këtij gjyqi simulues ishte rritja e njohurive teorike dhe praktike të pjesëmarrësve […]

Këshilli i Stabilizim Asociimit në Tiranë, Gjipali zbulon mesazhet kryesore

 Gledis Gjipali/Drejtor Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në disa platforma mediatike për të folur për takimin e 12-të të Këshillit të Stabilizim Asociimit në Tiranë. Ai foli për rëndësinë e këtij takimi, i cili i dha mundësi BE-së dhe Shqipërisë për të diskutuar për interesat dhe bashkëpunimin e tyre reciprok. Ai theksoi kalimin e […]

Dokument Politikash: Integrimi i Shqipërisë në BE: Problematika e trafikimit të qenieve njerëzore, mars 2023

Vitet e fundit, BE është kthyer në një fuqi normative autoritare në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri. Në korrik 2022, Shqipëria filloi procesin e negociatave të anëtarësimit dhe shqyrtimin e acquis të BE-së. Si rezultat, në nëntor 2022 BE do të diskutojë një strategji të re të BE-së për zgjerimin. Duke u ndalur në rastin […]

Konventa 2021-2023, Grupi i Punës II (Kapitulli 24): Migracioni i parregullt dhe rritja e rrezikut të kontrabandimi në Shqipëri – mbrojtja e të drejtave të migrantëve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, 06 mars 2023

Më 6 mars 2023, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian u mbajt në Tiranë sesioni i radhës i Grupit të Punës II “Drejtësi, Liri, Siguri”, me temën “Migracioni i parregullt dhe rritja e rrezikut të kontrabandimi në Shqipëri – mbrojtja e të drejtave të migrantëve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional”. Qëllimi i këtij aktivitetit ishte […]

Konventa Kombëtare për Integrimin Europian (2021-2023) Grupi i Punës III, Sesioni 4: Sfidat e mbrojtjes së konsumatorit në raport me evoluimin e inteligjencës artificiale, 28 shkurt 2023

Më 28 shkurt 2023, Grupi i Punës III (Zhvillimi Rural dhe Mbrojtja e Konsumatorit) organizoi në kuadër të Konventës sesionin e radhës me fokus te sfidat e mbrojtjes së konsumatorit në raport me evoluimin e inteligjencës artificiale. Gledis Gjipali/ Drejtori Ekzekutiv i EMA në fjalën hapëse falenderoi të pranishmit dhe u shpreh mbi rëndësinë e […]

Konventa 2021-2023 Grupi i Punës I (Kapitulli 23): Ndikimi i legjislacionit të BE ndaj sistemit gjyqësor kombëtar, gjatë dhe pas anëtarësimit në BE, 21 shkurt 2023

Më 21 shkurt 2023 u mbajt në Tiranë sesioni i radhës për Grupin e Punës I me temë “Ndikimi i legjislacionit të BE ndaj sistemit gjyqësor kombëtar, gjatë dhe pas anëtarësimit në BE”. Ky u mbajt në sajë të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian 2021-2023 që zbatohet nga EMA dhe Slovak Foreign Policy Association (SFPA) […]

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri: Hapja e bisedimeve për anëtarësim me BE- përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile në strukturat kryesore dhe fazat e procesit të negociatave, 09 shkurt 2023, Shkodër

Më 9 shkurt 2023, EMA organizoi një workshop me temë “Hapja e bisedimeve për anëtarësim me BE- përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile në strukturat kryesore dhe fazat e procesit të negociatave”, në kuadër të Qendrës Burimore për Shoqërinë Civile  e cila po implementohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Lëvizjen […]

Konventa 2021-2023, Grupi i Punës II (Kapitulli 24): Lufta kundër krimit Kibernetik në Shqipëri – Sfidat e reja në kuadër të procesit të Integrimit, 08 shkurt 2023

Më 8 shkurt 2023 u mbajt në Tiranë, tryeza e diskutimit për Kapitullin 24, me temën “Lufta kundër krimit Kibernetik në Shqipëri – Sfidat e reja në kuadër të procesit të Integrimit”. Ky aktivitet u zhvillua nga Ministria e Brendshme dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian […]

Sesion Informimi: Fuqizimi dhe mbrojtja e konsumatorëve nëpërmjet informimit dhe ndërgjegjësimit, 25 janar 2023 Korçë

Më 25 janar 2023 u zhvillua në Korçë info-sesioni i radhës për Informimin dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve që zhvillohet në kuadër të Projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit”. Tema e këtij sesioni ishte “Fuqizimi dhe mbrojtja e konsumatorëve nëpërmjet informimit dhe ndërgjegjësimit” ku me pjesëmarrjen e aktorëve të […]

Deliu për Start: Arsyet pse Shqipëria po rrezikon kthimin e regjimit të vizave me BE-në

Nirvana Deliu/Hulumtuese Politikash pranë EMA ishte e ftuar në ScanTV për të folur rreth çështjes së vizave si pjesë të kapitullit 24 të Acquis së BE-së. Ajo foli për raportin e monitorimit nga KE i cili analizon nëse vendet janë në përputhje me liberalizimin e vizave të BE-së pasi në të kundërt cënohet siguria e […]