Author Archive

Gjipali në RTSH 1: Greqia nuk mund ta mbajë këtë qëndrim për shumë gjatë, 13 dhjetor 2023

Gledis Gjipali, Ekspert Integrimi, u ftua në RTSH 1 në lidhje me të rejat nga Samiti i mbajtur më 13 dhjetor ku përveçse progresit në hapat e integrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor u diskutua dhe situata e tanishme e marrëdhënies Shqipëri-Greqi, Shqipëri-Maqedoni e Veriut, dhe po ashtu u risoll në vëmendje tensioni Ukrainë-Rusi. […]

Grupi i Punës për Kapitullin 5 – Prokurimet Publike – Çështjet kryesore dhe përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile, 7 dhjetor 2023

Më 7 dhjetor u mbajt në Tiranë, Tryeza për Kapitullin 5 – Prokurimet Publike me tematikë “Çështjet kryesore dhe përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile” në kuadër të ngritjes së Tryezave të Diskutimit dhe Konsultimeve të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian, e thirrur së bashku nga Lëvizja Europiane në Shqipëri, dhe Agjencia e Prokurimit […]

Dokument Politikash – Domosdoshmëria e një kuadri ligjor dhe strategjik kushtuar të drejtave të viktimave të krimit, nëntor 2023

Ky hulumtim politikash trajton të drejtën e viktimave të krimit për të cilën direktiva e Bashkimit Europian përcakton mbrojtje në aspektin psikologjik dhe financiar për të shmangur çfarëdolloj intimidimi. Në këtë studim evidentohet qartë kuadri ligjor shqiptar kushtuar të drejtave të viktimave të krimit me synim rekomandimin e masave konkrete për përafrim me legjislacionin e […]

Dëftesa e Progresit dhe Nivelit të Përgatitjes së Shqipërisë drejt Anëtarësimit në BE, nëntor 2023

Komisioni Europian (KE) monitoron progresin dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë në përmbushjen e kërkesave të anëtarësimit mbi një bazë vjetore. Vendi po punon për transpozimin e Acquis sipas Planit Kombëtar të Integrimit Europian (PKIE) i cili shërben si mjet për plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA). Kjo Dëftesë mbi Progresin […]

Udhëzues për Mbrojtjen e Konsumatorit, mars 2023

Të gjithë jemi konsumatorë në përditshmëri dhe në një botë ku konkurrenca dhe shumëllojshmëritë e produkteve diktojnë tregun, konsumatori ka më shumë se kurrë nevojë për mbrojtje. Mbrojtja Konsumatorit zë fill me informimin mbi të drejtat për siguri garanci dhe është më shumë se thjesht sigurimi i një marrëveshjeje më të mirë apo më me […]

Vizion Plus TV: BE po tregon dobësi për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Më 22 qershor, Drejtori Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në emisionin Spotlight/Vizion Plus TV, për të diskutuar mbi Samitin e Europës dhe Ballkanin e Hapur, ku në qendër të vëmendjes është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Gjipali, gjatë intervistës shpjegoi se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave, por procesi […]

Vizion Plus: Negociatat, Bullgaria bllokon sërish?

Më 22 qershor 2022, Nirvana Deliu, Hulumtuese Politikash pranë Lëvizjes Europiane në Shqipëri ishte e ftuar në emisionin 7 pa 5, të Vizion Plus TV, për të diskutuar mbi samitin që pritet të zhvillohet në Bruksel. Sipas Deliut çështja e parë që pritet të diskutohet është nëse Shqipëria do të ndahet apo jo nga Maqedonia […]

Modeli Simulues i Institucioneve të BE-së, 31 maj, 2022

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), me mbështetjen e European Movement International, në kuadër të Programit ‘Europe for Citizens’ financuar nga Komisioni Europian, zhvilloi modelin simulues të institucioneve të BE. Aktiviteti u zhvillua përgjatë dy ditëve, trajnimi më 26 maj dhe simulimi më 31 maj 2022 në Europe House, në kuadër të muajit të Europës 2022. Anita […]

Moduli 5, “Konkurrenca dhe Prokurimet Publike” Shkolla për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, 27-28 maj 2022

Në datat 27 dhe 28 maj 2022 u zhvillua Moduli 5 i Shkollës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Integrimin Europian, komponent i projektit “Nga Informimi te Veprimi – Fuqizimi i Organizatave mbi Mbrojtjen e Konsumatorit”. Projekti po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike dhe Qendrën Alert, me mbështetjen […]

Fax News: Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Më 13 maj 2022, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Z. Gledis Gjipali ishte i ftuar në Fax News për të folur mbi aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Ai e konsideroi si zhvillim pozitiv për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe shtoi se anëtarësimi në këtë Këshill nuk kufizohet nga njohja […]