Author Archive

Dokument Politikash – Të hapësh portat: Fuqizimi i bashkëpunimit për parandalimin efektiv të krimit të organizuar, mars 2024

Ky dokument politikash njeh rëndësinë e sfidës së krimit të organizuar në Shqipëri dhe propozon rekomandime për të përmirësuar luftën kundër tij. Pavarësisht përpjekjeve për ta luftuar atë, krimi i organizuar vazhdon, duke kërkuar një qasje gjithëpërfshirëse. Dokumenti thekson rëndësinë e zbatimit të parimeve të Qeverisjes së Sektorit të Sigurisë, veçanërisht përgjegjshmërinë, transparencën dhe kontrollin […]

MCN TV & Fax News – Gjipali: Duhet të ndërtohen kapacitetet për të thithur fondet e BE, ndryshe humbim konkurrencën, 13 mars 2024

Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, ishte ftuar tek MCN TV dhe Fax News për të folur rreth fondeve nga BE-ja ku bëhet fjalë për rreth një miliardë euro që do të akordohen për Shqipërinë dhe Balkanin Perëndimor. Gjipali bëri me dije se kjo është një ndihmë e rëndësishme, sepse është një […]

MEL Workshop – ““Reflektime mbi Mekanizmin e Shtetit të së Drejtës të BE-së dhe zbatimin e tij në të ardhmen në vendet anëtarësuese të Ballkanit Perëndimor”, 13 mars 2024

Workshopi “Mekanizmi i Shtetit të së Drejtës”, i mbajtur të mërkurën më 13 mars 2024, përfshihu dy panele të dedikuara për temën. Ekspertë rajonalë dhe të BE-së, së bashku me aktorët e shoqërisë civile, morën pjesë në workshop, duke ofruar pikëpamjet dhe perspektivat e tyre për forcimin e së drejtës në vendet kandidate të Ballkanit […]

Takimi Rajonal ‘Drejtësia le të Sundojë Rajonin’ – “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i tij në përshpejtimin e reformave të Shtetit të së Drejtës”, 12 mars 2024

Më 12 mars 2024, Lëvizja Europiane në Shqipëri, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, organizuan një takim rajonal të titulluar “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i tij në përshpejtimin e reformave të Shtetit të së drejtës”. Ngjarja u zhvillua në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, në kuadër të projektit “Drejtësia […]

Klan News – BE “një thes” me miliarda për Ballkanin/Gjipali: Ja sa merr Shqipëria (Beleri e Greqia), 11 mars 2024

Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali ishte i ftuar në Klan News për të folur më tepër për procesin e negociatave të Ballkanit Perëndimor dhe mbështjetjes nga BE-ja. Eksperti u shpreh se, ka disa boshte kryesore në të cilat mbështet Plani i Rritjes që janë krijimi dhe forcimi i ri i tregut […]

TRT World – Gjipali: Ukraina propozon krijimin e qendrave të përbashkëta të prodhimit të armëve në Ballkan, 6 mars 2024

Gledis Gjipali, Ekspert i Integrimit Europian, ishte i ftuar në TRT World për të folur rreth konfliktit në Ukrainë dhe frikën që vendet e Ballkanit kanë për situatën dhe përshkallëzimin e saj në rajon. Gjipali e konsideron situatën që po ndodh shqetësuese lidhur dhe me ndryshimet e mundshme në politikën amerikane. Qëllimi i Samitit të […]

RTSH – Gjipali: Letra e ministrave europianë: Europarlamentarë miratoni Planin e Rritjes për Ballkanin, 1 mars 2024

Eksperti për çështjet e integrimit, Gledis Gjipali, ishte ftuar nga RTSH  për të dhënë mendimin e tij mbi çështjen e letrës së shtatë ministrave të jashtëm për çështjet europiane nga vendet anëtare të BE-së. Mes tyre edhe ministri i jashtëm grek, i kërkuan institucioneve europiane të shpejtojnë bisedimet ndërinstitucionale që të miratojnë mekanizmin financiar të […]

ABC News – Letra e 7 ministrave me rëndësi strategjike, Deliu: Të përshpejtohet integrimi i Shqipërisë në BE, 1 mars 2024

Ekspertja e integrimit, Nirvana Deliu, ishte e ftuar në ABC News Albania për të dhënë analizën e saj në lidhje me letrën e ministrave mbi rolin e Shqipërisë dhe hapat që duhen marrë drejt BE-së. Për Deliun, firmosja e kësaj letre, e cila përfshinte kryesisht vendet e Europës Qendrore dhe Juglindore është një vlerësim pozitiv […]

Report TV – Deliu: Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Plani i Rritjes dhe faktorizimi i shqiptarëve në rajon, 29 shkurt 2024

Nirvana Deliu, eksperte e integrimit europian, e ftuar në televizionin Report TV, në një bisedë përmes Skype shprehu bindjen se Bashkimi Europian do të ndihmojë ato vende të Ballkanit Perëndimor që tregojnë më shumë angazhim dhe vullnet për të zbatuar reforma. Deliu shprehet se deklarata e dhënë në samit ishte një deklaratë me rëndësi, ku […]

ABC News – Kërcënimi për rrugën europiane/ Gjipali: Përfundimi i gjyqit ndaj Belerit rrëzon bllokimin e Greqisë, 29 shkurt 2024

Gledis Gjipali, ekspert në çështjet e integrimit europian, komentoi kërcënimin e Greqisë për të bllokuar rrugën europiane të Shqipërisë nëse çështja e Fredi Belerit nuk zgjidhet. Në një intervistë për “Tirana Live”, ai theksoi se përfundimi i gjyqit të Belerit mund të anulojë bllokimin e Greqisë. Gjipali u shpreh se kjo është e lidhur me […]