Author Archive

Report TV – BE kërkon ndryshime ligjore drejt njohjes së martesave homoseksuale brenda 2028! Rishikim Kodit Penal për gjuhën e urrejtjes, 14 maj 2024

Më 14 maj 2024 u mbajt tryeza mbi respektimin e të drejtave të komunitetit LGBTQI në ambientet e “Shtëpisë së Europës”, organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me organizatën Pro LGBT, me pjesëmarrje të ekspertëve ligjorë, aktivistëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile, si dhe praninë e veçantë të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, […]

ABC News – Betimi i Presidentes së re së RMV-së, Gjipali paralajmëron tensione me Greqinë dhe Bullgarinë / Takimi i Ramës në Athinë ngre shpresat për bashkëpunim, 13 maj 2024

I ftuar në “Tirana Live” në “ABC News”, Gledis Gjipali, ekspert në fushën e integrimit, ka analizuar situatën e tensioneve të shtuara mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, të shkaktuara nga çështja e emrit dhe deklaratat e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut. Gjipali ka shprehur shqetësimin e tij për këtë çështje, duke e […]

Report TV – Shqipëria drejt BE-së në 2030, Gledis Gjipali në ‘Studio Live’: Moment pozitiv! Do të ketë intensifikim të reformave, 9 maj 2024

I ftuar me anë të një lidhje Skype, Gledis Gjipali, Ekspert Integrimi, foli mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, reformat dhe datën e shumë përfolur në 2030, i konsideruar si viti i mundshëm i anëtarësimit. Sipas ekspertit, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria po përjeton një moment të favorshëm në raport me Bashkimi […]

RTSH – Çfarë fshihet pas 9 Majit, Ditës së Europës, me Gledis Gjipalin, 9 maj 2024

Si pjesë e diskutimit për Ditën e Europës, Gledis Gjipali, eksperti i integrimit, thelloi bisedën duke përfshirë një spektër të gjerë temash. Ai nisi me historinë e kësaj dite si festë e Bashkimit Europian, duke theksuar përfitimet shumëdimensionale që ky bashkim i forcave ka sjellë nëpër dekadat e kaluara. Gjipali nënvizon se, në këtë proces, […]

Forum Diskutimi – Dialog i hapur me shoqërinë civile dhe të rinjtë për çështjet e integrimit me fokus drejtësinë dhe shtetin e së drejtës, 8 maj 2024

Më datën 08 maj 2024, Lëvizja Europiane në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë në kuadër të Ditës së Europës, organizuan një forum diskutimi në ambientet e Tirana International Hotel, me temën “Dialog i hapur me shoqërinë civile dhe të rinjtë për çështjet e integrimit me fokus drejtësinë dhe shtetin e së drejtës”. Në […]

Klan News & ABC News – Prapaskenat e forta në Greqi/ Gjipali: Ja pse Beleri ka pak shanse për t’u zgjedhur eurodeputet, 16 prill 2024

Në televizionet Klan News dhe ABC News, drejtori i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali,  ishte i ftuar për të folur mbi lajmin e papritur se kryeministri grek kishte vendosur kandidat Fredi Belerin për deputet në Parlamentin Europian në zgjedhjet e muajit qershor. Sipas Gjipalit, shanset nuk janë aq të larta për Belerin për t’u […]

A2 CNN – Deliu: BE i mbyll dyert refugjatëve. A po i hap Shqipëria? 11 prill 2024

E ftuar për të folur rreth reformës për Emigracionin, ligjin e ri të miratuar nga Parlamenti Europian, Nirvana Deliu, eksperte integrimi dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të migracionit, u shpreh se ky ligj nuk mbyll dyert për migrantët, por shtrëngon rregullat dhe vendos kufizime të reja. Ajo u shpreh se në këtë legjislacion […]

Report TV – Eksperti Gjipali: Pa gjyqësor të pavarur Shqipëria nuk integrohet në BE! Objektiv, plotësimi i kushteve deri në 2030, 27 mars 2024

Pas takimit Shqipëri-BE të Nënkomisionit për Drejtësi, Liri e Siguri të mbajtur në Bruksel, eksperti i integrimit, Gledis Gjipali, i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ vlerësoi progresin në zbatimin e reformës në drejtësi duke theksuar rëndësinë e përfundimit në kohë të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai u shpreh se pa një gjyqësor […]

RTK Radio – FOKUS/ Gledis Gjipali – Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, 26 mars 2024

Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, ishte i ftuar në RTK Radio për të shprehur mendimin e tij mbi aplikimin e Kosovës për në Këshillin e Europës dhe si duken shanset e Kosovës në këtë fazë. Sipas Gjipalit, Kosova ka shanse të mira sidomos pas heqjes së pengesave të çështjes së pronave […]

ABC News Albania & A2 CNN – Varhelyi i ashpër me BE: Hapni kapitujt e parë me Shqipërinë tani! Deliu: Moment pozitiv, reformimi i BE-së i nevojshëm, 21 – 23 mars 2024

Ekspertja e integrimit pranë EMA, Nirvana Deliu, e ftuar në A2 CNN dhe ABC News Albania për të dhënë ekspertizën e saj mbi ndodhitë e fundit në sferën e integrimit të Shqipërisë në BE u shpreh se ndodhemi në një moment goxha pozitiv që mund të shihet si fillimi i një procesi negociatash të shëndetshëm […]