Më datë 27 dhjetor 2024, Lëvizja Europiane në Shqipëri mbajti forumin e radhës të diskutimit, që u përqendrua te zhvillimet e deritanishme të Shqipërisë në procesin e negociatave për integrimin në BE, me fokus kryesor hapjen e Grupkapitullit 1 – Themeloret, si dhe implikimet që do të sjelli në vazhdimësinë e reformave për Kapitullin 23 […]
Që nga viti 2014, Konventa Kombëtare për Integrimin Europian ka qenë e rëndësishme për promovimin e dialogut mbi reformat që lidhen me BE-në. Ky projekt, i implementuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri dhe mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian (2023-2026), ka për qëllim institucionalizimin e debatit publik dhe forcimin e bashkëpunimit midis institucioneve shtetërore dhe aktorëve […]
Ky libër rekomandimesh ofron një vështrim të përgjithshëm mbi disa nga kapitujt kryesor të Grupkapitullit 1 – Themeloret të legjislacionit të BE-së në kuadër të procesit të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, me fokus në Kapitullin 5 – Prokurimi Publik; Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore; dhe Kapitullin 24 – […]
Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, ishte i ftuar në Vizion Plus, më 18 dhjetor, për të folur mbi vendimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në tryezat e sigurisë. Gjipali theksoi se rëndësia e sigurisë ka marrë gjithnjë e më shumë peshë në vitet e fundit, ndaj dhe ky është padyshim një hap […]
Më 17 dhjetor, Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), ishte i ftuar në MCN TV për të diskutuar mbi hapjen e Grupkapitullit 6 në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. I pyetur për deklaratat e Marta Kos, Gjipali i interpretoi ato si sinjale pozitive, pasi Shqipëria është dalluar në […]
Më 16 dhjetor, Nirvana Deliu, eksperte për integrimin, ishte e ftuar në MCN TV për të diskutuar mbi Konferencën e tretë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Deliu u shpreh se Grupkapitulli 6, që pritet të hapet më 17 dhjetor, nuk do të ketë vështirësi në harmonizim me legjislacionin e BE-së për Shqipërinë, pasi vlerësimet që kanë […]
Më 11 dhjetor 2024, Lëvizja Europiane në Shqipëri, në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive, (AMA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë (CTFI) organizoi një tryezë diskutimi me temë “Përtej kufijeve në lirinë e medias: Shtysë e re në procesin e integrimit europian”, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, marrë shkas nga […]
I ftuar për të komentuar mbi publikimin e raportit vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë për 2024, Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA-s, u shpreh se ishte pozitiv, dhe është e rëndësishme që të mbetet i tillë edhe në perspektivën e viteve në vazhdim. Në raport përgjithësisht nuk tregohen problematika të reja, por vëmendja fokusohet […]
I ftuar në EuroNews Albania për të folur mbi raportin e fundit të BE-së për Shqipërinë publikuar më tetor 2024, Gledis Gjipali u shpreh se vendi ynë po përballet me sfida në procesin e integrimit europian, ku financimi dhe mobilizimi i plotë i administratës paraqesin pengesa kryesore. Sipas tij, do të duhen specialistë të nivelit […]
I ftuar në emisionin 3D RTSH 1, Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv pranë EMA, për të analizuar vonesën që po i ndodh procesit të integrimit, ai theksoi se faktorët politikë janë një shkak kryesor për vonesat e gjata në proceset e integrimit, të cilat nuk mund të justifikohen vetëm me mungesën e burimeve të duhura njerëzore. […]