EMA në Media

S’ka datë për negociatat/ Gjipali: Samiti i Sllovenisë siguron mbështetjen ekonomike

Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në A2 CNN dhe VizionPlus për të folur për çështjen e integrimit dhe më konkretisht mbi zhvillimet në Samitin e Sllovenisë. Ai deklaroi se sipas vlerësimit të Komisionit Europian, Shqipëria është gati për Konferencën e Parë Ndërqeveritare por ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut vazhdon […]

A2CNN : Katër arsyet për rikthimin e vizave

Më 1 tetor 2021, Nirvana Deliu-Hulumtuese Politikash pranë EMA ishte në A2 CNN për të komentuar mundësinë e rikthimit të vizave siç u citua në një artikull të “Reuters”. Ajo deklaroi se një ose më shumë shtete anëtare mund të bëjnë kërkesë te Komisioni që për një vend të tretë të bëhet pezullimi i liberalizimit […]

News 24/Real Story: BE jo më garanci për vendet e Ballkanit se do të jenë në Union?

Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në Real Story për të komentuar artikullin e publikuar në “Reuters” i cili thotë se Bashkimi Europian nuk i jep garanci vendeve të Ballkanit Perëndimor se një ditë do të jenë pjesë e Unionit. Ai u shpreh se ky lajm nuk është fatal pasi procesi nuk […]

Top Channel: A do rikthehen vizat? Gjermania fut Shqipërinë në listën e vendeve problematike

Gjermania ka hartuar një dokument për Komisionin Europian për sa i përket numrit të lartë të azilkërkuesve dhe krimeve të kryera nga të huajt, ku Shqipëria bën pjesë në dhjetë vendet më problematike. Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në Top Channel për të komentuar rreziqet që mbartin të tilla vendime dhe […]

Gledis Gjipali komenton vizitën e von der Leyen në Shqipëri

Më 28 shtator 2021, Drejtori Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në EuroNews Albania dhe Syri TV për të komentuar vizitën e Presidentes së Komisionit Europian, von der Leyen në Shqipëri. Ai u shpreh se institucionet kryesore të BE-së kanë mbajtur një qëndrim asnjanës për Open Balkan duke theksuar se iniciativat gjithëpërfshirëse që janë në […]

EuroNews Albania: Merkel, vizitë simbolike

Më 15 shtator 2021, Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në EuroNews Albania për të folur mbi vizitën e kancelares gjermane Merkel në Tiranë. Ai u shpreh se kjo ishte një vizitë lamtumire e nuk priteshin iniciativa të reja. Gjipali theksoi mesazhin e kancelares për vazhdimësinë e reformave të ndërmarra nga vendet […]

Syri Tv: Vizita e Angela Merkel dhe e ardhmja e Ballkanit

Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në Syri TV për të folur mbi vizitën e Merkel në Serbi dhe Shqipëri. Ai u shpreh se politika gjermane është shumë e qëndrueshme dhe se këto takime përforcojnë angazhimin në vazhdimësi të Gjermanisë në rajon. Procesi i Berlinit ka në thelb bashkëpunimin rajonal i cili […]

Top News, Gjipali: “Procesi i Berlinit nuk zëvendëson integrimin”

 Më 14 shtator 2021, Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në “Zona Zero” të Top News për të folur mbi vizitën e kancelares gjermane Merkel në Tiranë. Ai komentoi dimensionin politik të procesit të Berlinit dhe projektet ekonomike të financuara nga BE. Për sa i përket nismës së tregut rajonal, Gjipali u […]

7pa5 – Përsëri një “JO” për Shqipërinë – 22 Qershor 2021

Më 22 qershor 2021, Nirvana Deliu- Hulumtuese Politikash pranë EMA ishte e ftuar në VizionPlus për të komentuar shtyrjen e marrjes së vendimit të BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo u shpreh se pas vetos së Bullgarisë ekziston mundësia e ndarjes së të dy vendeve por vendimi do të jetë shumë i vështirë. […]

Fax News, Gjipali: Ngërçi Maqedoni – Bullgari, bllokon Shqipërinë

Më 18 qershor 2021 Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në Fax News për të folur mbi zhvillimet e fundit për integrimin e Shqipërisë në BE. Ai tha se vendi ynë me Maqedoninë e Veriut janë bashkë në këtë proces dhe mund ta bllokojnë njëra tjetrën si në këtë rast. Gjasat që […]