EMA në Media

7pa5 – Pasojat gjeopolitike të luftës

Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar më 3 mars 2022 në Vizion Plus TV për të diskutuar mbi qëndrimin e Bashkimit Europian në kushtet e një krize lufte. Ai u shpreh se presioni i Rusisë u rrit kur Ukraina nisi me orientimin e saj Europian duke përmendur rastin e Krimesë. Gjipali bëri […]

Gjipali: Ja kur mund të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE

Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA ishte i ftuar në Fax News më 19 janar 2022 për të folur për hapjen e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Fillimisht, ai komentoi vizitën e Ministres së Gjermanisë për Europën dhe Klimën, në Shqipëri duke e cilësuar si një mesazh pozitiv për procesin e zgjerimit. […]

Top News: ” Shqipëria e zhgënjyer, BE s’po mban premtimin”

Më 19 janar 2022, Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në Top News për të komentuar zhvillimet më të fundit lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai u shpreh se duke qenë se vendi ynë i ka përmbushur detyrat e kërkuara, ngadalësimi i procesit nga ana e BE ka sjellë zhgënjim. […]

TRT World: A po sfidohen marrëdhëniet e Shqipërisë me Perëndimin?

Drejtori Ekzekutiv i EMA-s, Gledis Gjipali ishte pjesë e “Across The Balkans” në TRT World, një program që fokusohet veçanërisht në çështjet me interes në Europën Juglindore. Ai foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe skepticizmin që e shoqëron. Gjipali tha se elitat duke qenë se janë më të vetëdijshme për mënyrën […]

A2CNN: “Bullgaria propozon hapjen e negociatave me Tiranën, jo me Shkupin”

Më 2 dhjetor 2021, Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA  ishte në “Debat” të A2CNN për të folur mbi veton e Bullgarisë që pengon Maqedoninë e Veriut drejt BE-së. Ai u shpreh se nuk ka një angazhim nga ndërkombëtarët për të ndërmjetësuar dhe bërë të mundur që Bullgaria të tërhiqet nga pozicioni i saj. Gjipali […]

Gledis Gjipali komenton Progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë

Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në Syri TV dhe Top News për të komentuar progres raportin e BE-së për Shqipërinë. Ai tha se raporti vjetor i Komisionit Europian bën një analizë të të gjitha fushave, ecurisë nga raporti i vitit të kaluar dhe rekomandon hapat e ardhshëm në procesin e integrimit. […]

S’ka datë për negociatat/ Gjipali: Samiti i Sllovenisë siguron mbështetjen ekonomike

Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në A2 CNN dhe VizionPlus për të folur për çështjen e integrimit dhe më konkretisht mbi zhvillimet në Samitin e Sllovenisë. Ai deklaroi se sipas vlerësimit të Komisionit Europian, Shqipëria është gati për Konferencën e Parë Ndërqeveritare por ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut vazhdon […]

A2CNN : Katër arsyet për rikthimin e vizave

Më 1 tetor 2021, Nirvana Deliu-Hulumtuese Politikash pranë EMA ishte në A2 CNN për të komentuar mundësinë e rikthimit të vizave siç u citua në një artikull të “Reuters”. Ajo deklaroi se një ose më shumë shtete anëtare mund të bëjnë kërkesë te Komisioni që për një vend të tretë të bëhet pezullimi i liberalizimit […]

News 24/Real Story: BE jo më garanci për vendet e Ballkanit se do të jenë në Union?

Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në Real Story për të komentuar artikullin e publikuar në “Reuters” i cili thotë se Bashkimi Europian nuk i jep garanci vendeve të Ballkanit Perëndimor se një ditë do të jenë pjesë e Unionit. Ai u shpreh se ky lajm nuk është fatal pasi procesi nuk […]

Top Channel: A do rikthehen vizat? Gjermania fut Shqipërinë në listën e vendeve problematike

Gjermania ka hartuar një dokument për Komisionin Europian për sa i përket numrit të lartë të azilkërkuesve dhe krimeve të kryera nga të huajt, ku Shqipëria bën pjesë në dhjetë vendet më problematike. Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali ishte i ftuar në Top Channel për të komentuar rreziqet që mbartin të tilla vendime dhe […]