Aktivitete

Sesion Informues: Progresi i Themeloreve – Shoqëria Civile mat Reformat, 23 maj 2025

Në info-sesionin e radhës, organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri më 23 maj 2025 në Tiranë, u zhvillua një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve publike dhe akademisë. Gjatë takimit u prezantuan rezultatet e nxjerra nga detyrat e realizuara nga pjesëmarrësit e përfshirë në Modulet e Integruara për MEL, të zhvilluara në tre edicione […]

Tryeza për Kapitullin 24 – Rëndësia për edukimin e publikut për pastrimin e parave – Forcimi i bashkëpunimit me aktorët jo-shtetërorë, 21 maj 2025

U mbajt më 21 maj 2025 në Tiranë takimi i Grupit të Punës për Kapitullin 24, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në bashkëpunim me Agjencinë për Inteligjencën Financiare (AIF). Takimi kishte në fokus informimin mbi zbatimin e Strategjisë për Edukimin e Publikut ndaj Pastrimit të […]

Linja e Gjelbër – Trajnimi i parë për Ngritjen e Kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Konsumatorit, 14 maj 2025

Më datë 14 maj 2025, u zhvillua në ambientet e Europe House trajnimi i parë mbi mbrojtjen e konsumatorit, i organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në kuadër të projektit “Linja e Gjelbër për Mbrojtjen e Konsumatorit – Siguria ushqimore dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri nëpërmjet fuqizimit të […]

Modulet e Integruara MEL – Analiza dhe Raportimi i Rezultateve të Monitorim-Vlerësimit, Edicioni III, 13 maj 2025

Më 13 maj 2025, u zhvillua Moduli i tretë i edicionit të fundit të programit të Moduleve të Integruara MEL në kuadër të Politikave për Shtetin e së Drejtës në Shqipëri. Moduli u fokusua mbi analizën dhe raportimin e gjetjeve dhe rezultateve të Monitorimit dhe Vlerësimit. Ekspertja e trajnimit, Mimoza Agolli, ndau pjesën teorike të […]

Tryeza për Kapitullin 24 – Nga Strategjia në Veprim: Menaxhimi i Migrimit të Parregullt dhe Përmbushja e Kritereve të Ndërmjetme për Kapitullin 24, 29 prill 2025

Më 29 prill 2025, u zhvillua nga Ministria e Brendshme dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri Tryeza për Kapitullin 24 në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Europian dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Europian. Fokusi i informimit dhe diskutimit të tryezës ishte mbi ecurinë e zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Migracionin 2024–2030 dhe Planit të […]

Modulet e Integruara MEL – Hartimi i një Sistemi MEL, Edicioni III, 24 prill 2025

Moduli i radhës në kuadër të Moduleve të Integruara për MEL në fushën e Shtetit të së Drejtës u zhvillua më 24 prill 2025, në Shtëpinë e Europës me fokus hartimin dhe krijimin e një sistemi MEL me pjesëmarrjen e aktorëve të shoqërisë civile, institucioneve publike por edhe përfaqësues të sektorit privat. Mimoza Agolli, lektore […]

Forum Diskutimi – Drejtësia penale e mirëqenia socio-ekonomike në ndërthurje: Roli i aktorëve të shoqërisë civile në formësimin e realiteteve, 22 prill 2025

Forumi i radhës i organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) u përqendrua në tematika që lidhen me çështjet e drejtësisë penale si dhe ato socio-ekonomike, duke marrë shkas nga artikujt e publikuar në Revistën Juridike Shqiptare dhe EuroSpeak. Forumi u mbajt më 22 prill 2025 në mjediset e Shtëpisë së Europës dhe bëri së […]

Modulet e Integruara MEL – Kuadri Teorik i Monitorimit dhe Vlerësimit të Politikave Publike me fokus reformat në shtetin e së drejtës, Edicioni III, 10 prill 2025

 Më 10 prill 2025, u zhvillua moduli i parë i edicionit të tretë të Moduleve të Integruara për MEL – Monitorimi dhe Vlerësimi i Politikave të Shtetit të së Drejtës. Ky Modul shërbeu për pjesëmarrësit si një hapësirë për të ndarë eksperiencat dhe fushat e tyre të interesit, si dhe pritshmëritë e tyre ndaj këtij […]

Sesion Informues – Shoqëria Civile në Veprim: Monitorimi i Reformave Themelore në kuadër të integrimit europian, 04 Prill 2025

Në Info Sesionin e radhës, organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në Tiranë, më 4 prill 2025 fokusi i takimit që bëri bashkë aktorë të shoqërisë civile, ekspertë të fushës dhe profesionistë të ligjit dhe përfaqëesues të komunitetit akademik fokusi u përqendruar te roli që duhet të luaj shoqëria civile për të monitoruar reformat […]

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri: Leksione mbi Integrimin Europian për Akademinë e OJF-ve nga EMA

Në kuadër të projektit të Qendrës Burimore Kombëtare për Shoqërinë Civile në Shqipëri, të implementuar nga Partnerët në Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri, EMA dhe ekspertët e saj po kontribuojnë me leksione mbi integrimin në BE dhe rolin e Shoqërisë Civile për çdo vit akademik të Akademisë së […]